Ditën e djeshme BLOconomy mbajti Forumin Final të iniciativës “40 under 40” duke publikuar kështu edhe listën e 40 sipërmarrësve më të suksesshëm nën 40 vjeç në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Për të festuar këtë arritje sipërmarrësit e nominuar, anëtarët e Entrepreneur Club, Ambasada të huaja në Shqipëri si dhe partner të BLOconomy ju bashkuan këtij eventi final.
Pjesëmarrës në këtë event ishin edhe një pjesë e anëtarëve të Bordit Drejtues, duke ndarë fjalën përshëndetëse për këtë edicion të tretë të “40 under 40”. Ishin të pranishëm:
- Endrit Yzeiraj, Zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
- Artan Hoxha, President Tirana Business University.
Cilët janë më të suksesshmit?
Për ta zbuluar kliko në link-un në vijim për të parë revistën onlinë të BLOconomy.
https://bloconomy.al/revista-bloconomy-edicioni-iii-40-under-40/