E ardhur nga një përvojë e ndërtuar hap pas hapi në Gjermani, Znj. Xhoana Sita – CEO & Founder e Real Recruitment Agency, ndau rrugëtimin e saj profesional dhe personal në eventin Expo 40/40, organizuar nga BLOconomy në qershor 2025.
“Fillimet e mia në Gjermani nuk kanë qenë të lehta,” – u shpreh ajo. “Ishte një vend i ri, nuk e njihja terrenin, por duke ndjekur me përpikëri ligjet dhe rregullat, arrita të krijoj themelet e mia.”
Një reflektim i veçantë i Znj. Sita lidhet me përvojën e të qenit grua në Gjermani krahasuar me Shqipërinë:
“Të jesh grua në Gjermani është shpesh më e lehtë sesa të jesh grua në Shqipëri. Atje çdo gjë ecën sipas rregullave të shkruara, ndryshe nga realiteti shqiptar.”
Në Shqipëri, Real Recruitment Agency bashkëpunon kryesisht me biznese B2B. Rreth 20% e tyre janë klinika estetike dhe sallone bukurie, ndërsa pjesa më e madhe e bashkëpunimeve i përket sektorit të hotelerisë, ku sipërmarrësit shqiptarë janë një forcë e rëndësishme dhe dinamike.
Përvoja e Znj. Xhoana Sita është një dëshmi frymëzuese për guximin, këmbënguljen dhe aftësinë e grave për të ndërtuar suksesin e tyre, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
