
Sipërmarrës në hapjen e sezonit të ri të Entrepreneur Club nga BLOconomy në Hotel Rogner, Tiranë
Më 23 shtator, BLOconomy çeli zyrtarisht sezonin e ri të Entrepreneur Club në Hotel Rogner. Mbrëmja mblodhi së bashku sipërmarrës nga komuniteti ynë për një takim të dedikuar ideve, eksperiencave dhe mundësive të reja. Pas një pushimi veror, klubi u rikthye me energjinë që e ka karakterizuar gjithmonë: njerëz që ndërtojnë, ndajnë dhe rriten së bashku.
Sipërmarrësit në qendër të vëmendjes
Si në çdo takim të Entrepreneur Club, protagonistët ishin vetë sipërmarrësit. Ata prezantuan bizneset e tyre, ndanë eksperienca nga rruga që kanë përshkuar dhe krijuan lidhje të reja brenda rrjetit. Pikërisht këto biseda të sinqerta, nga sfidat e përditshme te arritjet, janë ato që e bëjnë klubin një hapësirë të vërtetë mbështetjeje për komunitetin e biznesit.

Sipërmarrës prezanton biznesin gjatë takimit të Entrepreneur Club
Mundësi për investime dhe zgjerim: Durana Tech Park dhe TEDA Tirana
Një nga momentet kyçe të mbrëmjes ishin prezantimet e Durana Tech Park dhe TEDA Tirana. Të dyja sollën në fokus mundësitë konkrete për investime, për zgjerimin e aktivitetit dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve. Për shumë sipërmarrës që po mendojnë hapin e radhës, këto zona ekonomike përfaqësojnë një alternativë reale për rritje.

Prezantimi i mundësive për investime nga Durana Tech Park dhe TEDA Tirana
Shqipëri–Turqi: drejt një bashkëpunimi ekonomik më të fortë
Diskutimit iu bashkua edhe z. Tarık Aksoy, Këshilltar Tregtar i Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë. Bashkëbisedimi u përqendrua te marrëdhëniet ekonomike Shqipëri–Turqi dhe te mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, një temë me interes të veçantë për sipërmarrësit që synojnë tregje dhe partneritete të reja.

Tarık Aksoy, Këshilltar Tregtar i Ambasadës së Turqisë, në Entrepreneur Club të BLOconomy
Networking: aty ku lindin bashkëpunimet
Mbrëmja vijoi me networking, momenti ku prezantimet kthehen në biseda dhe bisedat në mundësi. Pjesëmarrësit shkëmbyen kontakte, hapën diskutime të reja dhe hodhën bazat për bashkëpunime të ardhshme mes tyre.

Sezoni sapo ka nisur
Hapja e 23 shtatorit ishte vetëm fillimi. Gjatë muajve në vijim, Entrepreneur Club do të vazhdojë të sjellë takime, tema dhe të ftuar që i shërbejnë rritjes së bizneseve dhe forcimit të komunitetit sipërmarrës.
Dëshiron të jesh pjesë e takimit të radhës? Na ndiq në rrjetet sociale të BLOconomy dhe rezervo vendin tënd në Entrepreneur Club. (Aplikoni ne linkun ne vijim:Entrepreneur Club — Paketat e anëtarësimit 2025-2026 | BLOconomy ose kontaktin +355 69 40 80 233 .)
Entrepreneur Club is back.
