Njihuni me anëtarët e Bordit të projektit “40 UNDER 40”- EDICIONI II
Bora Muzhaqi është Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Bora Muzhaqi ka mbaruar studimet BSc Economics në “London School of Economics”, dhe vijoi me studimet e Masterit për Biznes Ndërkombëtar pranë “HULT International Business School” (Londër, Mbretëria e Bashkuar).
Fill pas diplomimit Bora u kthye në Shqipëri dhe nisi të punojë pranë PwC si konsulente taksash për një periudhë 3 vjeçare, dhe në EY si konsulente taksash për bizneset.
Pasi u ngrit në detyrë si këshilltar i lartë si në PwC ashtu edhe në EY, dhe pasi kishte marrë akreditimin e ACCA si në MB ashtu edhe në Shqipëri, Bora dëshironte të trajtonte problemet me të cilat përballet sipërmarrja nga brenda administratës. Prandaj, ajo punoi si konsulente e kontraktuar e EBRD për 2 vjet në rolin e Këshilltares së Jashtme të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Gjatë kësaj periudhe, Bora drejtoi procesin e hartimit dhe koordinimit të aktorëve kryesorë për përgatitjen dhe dorëzimin e projektligjit për mbështetjen dhe zhvillimin e start-up-eve inovative në Shqipëri.
Znj. Bora Muzhaqi, që prej shtatorit 2021 mban detyrën e ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të Republikës së Shqipërisë.
Si pjesë e Bordit ai do të jetë një nga sipërmarrësit i cili bazuar në indikator sasior do të jap kontributin e vyer në renditjen e 40 më të suksesshmëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Nominimet janë të hapura ende, kliko në linkun në vijim për të nominuar një sipërmarrës të suksesshëm: https://bloconomy.al/te-nominuarit/
#40under40 @bloconomy @wood_world_albania #shqiperi #kosove #maqedoniaeveriut