Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

Takim me anëtarët e Entrepreneur Club dhe me të ftuarin special, Blendi Fevziu

Takimi i djeshëm në Hilton Garden Inn me anëtarët e Entrepreneur Club dhe me të ftuarin special, Blendi Fevziu, ishte një tjetër moment i vyer reflektimi dhe diskutimi mbi rrugëtimin e biznesit dhe sipërmarrësve në Shqipëri që prej viteve ‘90. 🇦🇱🚀

Në këtë bisedë të hapur, u ndalëm te:
📌 Si ka evoluar sipërmarrja shqiptare nga vitet ‘90 deri më sot
📌 Ndikimi i medias në formësimin e kulturës së biznesit dhe sipërmarrësve
📌 Sfidat dhe mundësitë që kanë hasur bizneset në dekada të ndryshme
📌 Ndryshimi i qasjes së medias ndaj sipërmarrësve
📌 Evolucioni i platformave mediatike dhe ndikimi në biznes
📌 Marrëdhënia mes medias dhe transparencës në biznes
📌 Lidhja mes medias dhe ndikimit të saj në opinionin publik mbi biznesin

Me eksperiencën e tij të gjatë në gazetari dhe analizën e zhvillimeve ekonomike e sociale në vend, Blendi Fevziu solli një këndvështrim të thelluar dhe të pasur për rrugën që ka përshkuar biznesi shqiptar, sfidat që ka kapërcyer dhe mundësitë që e presin në të ardhmen. 🏆📈

Një falënderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan me pyetje dhe ide duke e bërë diskutimin edhe më të pasur! 🌟

📍 Së bashku po krijojmë hapësira ku historia dhe përvoja takohen me inovacionin dhe vizionin për të ardhmen. EC : https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdmz11tmFIy4ROVTtVqO64-QWMnLnFg9V7GTaoWb0kDGScQ-A/viewform

 

 

 

21 komente

  1. Swerte99 bonus [url=https://swertewin.life/#]Swerte99 slots[/url] Swerte99 login

  2. Bonus new member 100% Mandiribet [url=https://mandiwinindo.site/#]Situs judi resmi berlisensi[/url] Judi online deposit pulsa