Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

Nga ideja te produkti digjital, me një partner që të dëgjon

Themeluar në Tiranë në vitin 2024, SoftCrafter punon sot me biznese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi. Filozofia e tyre është e thjeshtë: së pari dëgjo, pastaj ndërto.

“Për ne, puna nuk përfundon me dorëzimin e produktit.”

  1. Historia e SoftCrafter dhe si nisi gjithcka. 

SoftCrafter u themelua në vitin 2024 me një qëllim të thjeshtë: t’i ndihmojë bizneset t’i kthejnë idetë e tyre në zgjidhje digjitale që funksionojnë. Me seli në Tiranë, aktiviteti dhe bashkëpunimet tona shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë, duke përfshirë biznese në Turqi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera të rajonit.

Çdo biznes ka nevojat dhe sfidat e veta, ndaj fillimisht dëgjojmë dhe përpiqemi të kuptojmë se çfarë synon të arrijë. Më pas, punojmë së bashku për ta kthyer idenë në realitet, qoftë përmes zhvillimit të softuerit, krijimit të një platforme E-Commerce, ndërtimit të një faqeje interneti apo aplikacioni, zhvillimit të një produkti të bazuar në inteligjencën artificiale ose ofrimit të shërbimeve të tjera digjitale.

Për ne, puna nuk përfundon me dorëzimin e produktit. Angazhimi ynë shkon përtej kësaj, duke synuar të krijojmë zgjidhje të besueshme, funksionale dhe të qëndrueshme, që mbështesin bizneset në zhvillimin e tyre. Besojmë në fuqinë e teknologjisë për t’i kthyer idetë e mira në realitet dhe për të krijuar mundësi të reja për rritje dhe sukses.

[FOTO: themeluesi ose ekipi, nëse e sjellin] ————— 

2. Vështirësitë dhe sfidat e hasura, si dhe mënyra si i kemi kapërcyer

Një nga sfidat ka qenë të kuptojmë se çdo biznes funksionon ndryshe. Çdo klient ka synimet, përparësitë dhe mënyrën e vet të punës, ndaj përpiqemi të kuptojmë mirë nevojat e tij përpara se të vendosim për zgjidhjen e duhur.

Teknologjia zhvillohet dhe ndryshon vazhdimisht, ashtu si edhe nevojat dhe pritshmëritë e njerëzve dhe bizneseve. Çdo treg ka karakteristikat, kërkesat dhe mënyrën e vet të funksionimit, ndaj një zgjidhje teknologjike që rezulton e suksesshme në një vend nuk është domosdoshmërisht po aq e përshtatshme për një tjetër.

Puna me biznese në tregje të ndryshme na ka treguar se sa e rëndësishme është të kuptojmë jo vetëm nevojat e klientit, por edhe mjedisin ku ai operon, sjelljen e konsumatorëve dhe veçoritë e tregut lokal. Për këtë arsye, përpiqemi të mos ndjekim të njëjtën qasje për çdo projekt, por të përshtatim teknologjinë dhe mënyrën tonë të punës sipas kërkesave konkrete të secilit biznes. Të gjejmë ekuilibrin mes zhvillimeve të reja teknologjike dhe nevojave reale të tregut, duke ofruar zgjidhje që janë funksionale, të përshtatshme dhe me vlerë për klientët, ka qenë një ndër sfidat tona kryesore.

Kur gjërat nuk kanë shkuar sipas planit, kemi mësuar të ndalemi, të kuptojmë çfarë nuk po funksionon dhe të gjejmë një mënyrë më të mirë për të vazhduar. Komunikimi i hapur, fleksibiliteti dhe bashkëpunimi i ngushtë me klientët na kanë ndihmuar shumë. Përpiqemi të krijojmë marrëdhënie që vazhdojnë edhe pasi përfundon një projekt.

Sfidat janë pjesë e ndërtimit të një biznesi. Ato na kanë ndihmuar të mësojmë, të përshtatemi dhe të gjejmë mënyra më të mira për të mbështetur njerëzit me të cilët punojmë.

3. Pikëpamja jonë për industrinë e teknologjisë

Mendoj se teknologjia është bërë shumë më e arritshme për bizneset e çdo madhësie. Sot, edhe bizneset e vogla mund të përdorin mjete digjitale për të arritur më shumë klientë, për të punuar më me efikasitet dhe për të provuar mënyra të reja të të bërit biznes.

Tregtia elektronike është një shembull konkret i kësaj qasjeje. Çdo biznes ka nevoja dhe objektiva të ndryshme. Disa kërkojnë të krijojnë një dyqan online për produktet e tyre, të tjerë synojnë të ndërtojnë një platformë që bashkon disa shitës, ndërsa disa kanë ide të reja që kërkojnë zgjidhje më të personalizuara. Si partner zyrtar i CS-Cart, ne i ndihmojmë bizneset të zgjedhin dhe të zhvillojnë zgjidhjen më të përshtatshme për modelin e tyre të biznesit, duke krijuar një bazë të qëndrueshme që u mundëson jo vetëm të realizojnë synimet e tyre aktuale, por edhe të rriten dhe të zhvillohen më tej.

Shohim shumë potencial te inteligjenca artificiale, sidomos kur ajo ndihmon në automatizimin e detyrave të përsëritura dhe ua lehtëson ekipeve gjetjen e informacionit që u nevojitet. Për këtë po zhvillojmë Sofie AI-n, një asistente biznesi që lidh instrumentat që përdor kompania dhe e bën informacionin përkatës më të lehtë për t’u gjetur. Ajo mbështet proceset dhe detyrat e përditshme, duke respektuar lejet dhe rregullat e përcaktuara nga organizata. Synimi ynë është t’i ndihmojmë bizneset të thjeshtojnë proceset e tyre të përditshme, të punojnë në mënyrë më efikase dhe të menaxhojnë më lehtë aktivitetin e tyre.

Në Ballkan ka shumë biznese që duan të modernizohen, të rriten dhe të arrijnë tregje të reja. Besojmë se mënyra më e mirë për ta përdorur teknologjinë është të nisemi nga një nevojë konkrete dhe të gjejmë një zgjidhje praktike. Qëllimi ynë është t’i ndihmojmë bizneset të zhvillohen, të shfrytëzojnë mundësi të reja dhe të hedhin hapa më të sigurt.

“Mënyra më e mirë për ta përdorur teknologjinë është të nisesh nga një nevojë konkrete dhe të gjesh një zgjidhje praktike.” 

4. Produkte, shërbime dhe iniciativa të reja

  • CS-Cart dhe zgjidhjet për tregtinë elektronike

Mbështesim bizneset në krijimin e dyqaneve online dhe tregjeve elektronike me shumë shitës, të përshtatura sipas modeleve të tyre të biznesit dhe kërkesave të tregut. Po zhvillojmë gjithashtu CS-Cart Dual Feed, një zgjidhje që lidh katalogët e produkteve me Google Shopping dhe Meta Catalogs, duke lehtësuar menaxhimin e operacioneve të tregtisë elektronike.

  • EduCrafter

EduCrafter është një platformë për menaxhimin e institucioneve arsimore, qendrave të trajnimit dhe kurseve të ndryshme, që bashkon në një sistem të vetëm menaxhimin e nxënësve dhe stafit, organizimin e orareve, ndjekjen e frekuentimit, administrimin e financave, komunikimin dhe proceset e tjera administrative.

 Platforma synon të thjeshtojë veprimtarinë e përditshme dhe të zvogëlojë barrën administrative, në mënyrë që ekipet arsimore t’i kushtojnë më shumë kohë dhe vëmendje cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit të nxënësve.

  • Sofie AI

Sofie AI është një asistent biznesi i mbështetur në inteligjencën artificiale, i krijuar për të mbështetur ekipet në veprimtarinë e tyre të përditshme. Ai lidh instrumentat që përdor një organizatë dhe lehtëson qasjen në informacionin dhe kontekstin përkatës. Sofie AI ndihmon gjithashtu në menaxhimin dhe realizimin e detyrave të përditshme, si dhe në lehtësimin e proceseve të punës, duke respektuar nivelet e aksesit dhe rregullat e përcaktuara nga organizata.

  • Shërbime të tjera

Ofrojmë gjithashtu zhvillim softueri të personalizuar, krijimin e aplikacioneve web dhe mobile, zgjidhje për tregtinë elektronike dhe një gamë të gjerë shërbimesh digjitale, të përshtatura me nevojat, objektivat dhe mënyrën e funksionimit të çdo biznesi.

  • Fokusi ynë

Zhvillojmë zgjidhje praktike teknologjike që adresojnë sfida konkrete dhe u mundësojnë bizneseve dhe organizatave të përmirësojnë veprimtarinë e tyre dhe të mbështesin zhvillimin e mëtejshëm

5. Planet dhe synimet për të ardhmen

Në të ardhmen, synojmë që SoftCrafter të jetë një partner teknologjik tek i cili bizneset në Ballkan dhe më gjërë mund të mbështeten. Do të vijojmë të zgjerojmë aktivitetin tonë në Shqipëri, Turqi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët, ofruesit e teknologjisë dhe partnerët në rajon.

Do të vazhdojmë të zhvillojmë produktet dhe kapacitetet tona, përfshirë Sofie AI, EduCrafter dhe shtesat për CS-Cart. Synojmë t’i ndihmojmë bizneset të përmirësojnë mënyrën e punës, të sjellin në jetë produkte digjitale dhe të hyjnë në tregje të reja. Përparimin do ta vlerësojmë përmes vlerës që krijojmë dhe besimit që fitojmë. Ndërsa teknologjia dhe nevojat e bizneseve evoluojnë, do të vazhdojmë të mësojmë e të përshtatemi, në mënyrë që të jemi të përgatitur për mundësitë që sjell e ardhmja.

 

Keni një ide për një dyqan online, aplikacion ose softuer?
Kontaktoni SoftCrafter për një bisedë mbi projektin tuaj:

SoftCrafter | Custom Software Development & Digital Solutions