Më 26 Nëntor 2025, Berlini u shndërrua në një qendër ndërkombëtare biznesi, duke mirëpritur rreth 15 sipërmarrës nga disa vende të botës në edicionin e dytë të Entrepreneur Club – Berlin. Ky aktivitet, pjesë e iniciativave të BLOConomy, ka si vizion krijimin e një komuniteti global sipërmarrësish që bashkëpunojnë, ndërveprojnë dhe ndërtojnë ura të reja partneriteti.


Një takim që bashkon kultura dhe biznese
Në këtë edicion u bashkuan sipërmarrës me profile dhe kombësi të ndryshme, të cilët operojnë në Berlin dhe më gjerë:
-
🇦🇱 Sipërmarrës të diasporës shqiptare
-
🇲🇰 Sipërmarrës nga Maqedonia e Veriut
-
Sipërmarrës që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Gjermani
-
Sipermarres nga fusha si turizmi, FinTech, AI, marketingu digjital, konsulenca, dhomat e biznesit, startup-et inovative dhe më shumë.
Ky diversitet e ktheu takimin në një hapësirë të pasur për shkëmbim idesh, përvoja ndërkulturore dhe zhvillim të ri profesional.
Fjalët përshëndetëse & partnerët e veçantë
Një moment kulmor i eventit ishte fjala përshëndetëse e Znj. Adia Sakiqi, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Gjermani.
Ajo ndau perspektiva të vlefshme për bashkëpunimin ekonomik, diplomacinë ekonomike dhe rolin e sipërmarrësve të diasporës në fuqizimin e marrëdhënieve mes vendeve.
Mirënjohje të veçantë edhe për:
-
🤝 Hanna Starchyk, Project Manager, Enpact
Prezantoi projektet e Enpact që kanë mbështetur ekosistemet e biznesit në Shqipëri, Gjermani, Ukrainë dhe vende të tjera. -
🤝 Herolinda Metaj, CDU Deutschlands
Ndau perspektiva rreth politikëbërjes, zhvillimeve në Berlin dhe rolit të komuniteteve të biznesit në këtë proces.
Networking, bashkëpunime dhe ide të reja
Takimi u nda në pjesë prezantimesh, diskutimesh tematike dhe B2B networking, duke ndjekur agjendën zyrtare të mbrëmjes. Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja, identifikuan mundësi të reja bashkëpunimi dhe krijuan kontakte të vlefshme në një ambient profesional, por njëkohësisht të ngrohtë dhe miqësor.

Dëshiron të jesh pjesë e edicionit të ardhshëm?
Entrepreneur Club Berlin po rritet me shpejtësi dhe çdo takim sjell fytyra të reja, biznese të reja dhe histori suksesi.
👉 Kliko linkun në vijim për t’u regjistruar dhe për të marrë njoftimet e para për eventet e ardhshme në Berlin.
Bëhu pjesë e një komuniteti ndërkombëtar që ndërton lidhje, projekte dhe partneritete të reja!

