“Uji I paster nuk është luks – është jetë”: Historia e Bluefilters Albania
-
Si lindi pasioni juaj për ujin e filtruar ? Çfarë ju bëri ta shihni filtrat e ujit jo thjesht si produkt, por si mision personal?
Pasioni për ujin e filtruar lindi nga një nevojë shumë personale, rreth vitit 2010. Familja jonë përdorte ujë pusi që me kalimin e kohës ishte bërë i rrezikshëm për t’u konsumuar. Kështu nisëm të kërkonim një zgjidhje të sigurt për ta filtruar. Pas shumë kërkimesh dhe testimesh me kompani europiane, zgjodhëm Bluefilters DE.
Kur pamë ndryshimin, na lindi pyetja: pse të mos e bëjmë këtë mundësi të aksesueshme për çdo familje shqiptare? Që atëherë, për ne, uji i FILTRUAR nuk është produkt — është mision. Nuk duam thjesht të shesim filtra UJI ; duam që njerëzit të kenë qetësi dhe besim se uji që pinë është i sigurt për ta dhe fëmijët e tyre. -
Si u krijua Bluefilters Albania? Nga erdhi frymëzimi dhe si e nisët?
Bluefilters Albania është pjesë e grupit ndërkombëtar Bluefilters, me bazë në Gjermani. Vendosëm ta sillnim këtë teknologji në Shqipëri për të ofruar standarde evropiane në filtrimin e ujit.
E nisëm me bindjen: “Uji i PASTER nuk është luks, është e drejte jetese.” Fillimisht kishim pak klientë, por shumë përkushtim. Me kalimin e viteve, përmes punës në terren, testimeve , informimeve dhe shërbimit të personalizuar, kemi krijuar një rrjet prej mbi 15,000 klientësh — familjarë, biznese dhe institucione, në Shqipëri dhe Kosovë. -
A kujtoni momentin e parë, kur instaluat filtrin e parë?
Po, e kujtoj shumë qartë. Ishte një familje me fëmijë të vegjël që kërkonte siguri për ujin që pinin. Ajo nuk ishte një shitje e zakonshme — ishte momenti kur kuptuam se po nisnim një rrugëtim më të madh.
Sot, Bluefilters Albania ka zgjeruar gamën e produkteve dhe shërbimeve: nga përdorimi familjar, deri te bizneset, hotelet dhe industria. Filtrimi i ujit nuk shihet më si “zgjidhje emergjente”, por si pjesë e kujdesit për cilësinë e jetës. -
Filtri i ujit shpesh shihet si luks. Si e keni ndryshuar këtë perceptim?
Kjo ishte një nga sfidat tona kryesore. Shumë njerëz thoshin: “Pse të investoj në filtër, kur mund të blej bidonë me ujë?”
Ne vendosëm të edukojmë tregun me fakte. Organizojmë testime uji për klientët mbasi kemi Laborator te Akredituar , tregojmë efektet që uji i papastër ka mbi shëndetin, pajisjet shtëpiake, madje edhe lëkurën.
Në blogun tonë dhe në rrjete sociale publikojmë artikuj që shpjegojnë çfarë do të thotë “ujë i paster dhe i filtruar ”. Kështu, filtrin e ujit e kemi kthyer nga luks në zgjedhje të mençur për shëndetin familjar.. -
Çfarë e dallon teknologjinë tuaj nga produktet e tjera në treg?
Ka disa elemente që e bëjnë Bluefilters unik:
- Teknologjia Gjermane – Uji kalon një rrugë filtrimi 12 cm brenda fishekut te filtrit , katër herë më gjatë se filtrat standard.
- Mineralizim natyral – Fishekët përmbajnë gurë natyral që pasurojnë ujin me minerale si Na, Mg, Ca dhe K në sasi të balancuara.
- Certifikime ndërkombëtare – Produktet tona janë BPA Free, me Low Carbon Footprint dhe të certifikuara nga NSF, TÜV, ISO9001 etj.
- Inovacioni me ujë Hidrogjeni – Një hap më tej në shëndet, pasi rrit vlerat funksionale të ujit ne trupin tone .
-
A ka ndonjë moment që ju ka prekur personalisht nga puna juaj?
Po, shumë. Por më kujtohet veçanërisht një zonjë e moshuar, që jetonte vetem në një pallat ne katin e 4 pa ashensor , dhe uji kishte shume probleme pasi nuk ishte 24 ore dhe mbahej nga nje depozite ne tarace. Pas instalimit të filtrit tonë, më tha:
“Tu befte dita 1000 moj cupe , me shpetove kurrizin dhe shendetin .”
Aty kuptova që nuk po shisnim vetëm një filter uji — po sillnim qetësi, dinjitet dhe shpresë në shtëpi.
-
Si e balanconi rolin tuaj si drejtore dhe si ambasadore e ujit të pastër?
Përpiqem të mos jem vetëm “drejtuese”, por edhe zë që frymëzon. Shpesh bëj një postim që u kujton njerëzve se “uji I paster nuk është luks — është jetë”.
Në punë, e mbaj ekipin afër: diskutojmë raste konkrete klientësh, analizojme testime uji, ndajmë histori që na motivojnë. Kështu mbajmë gjallë misionin.
Shpesh dal në terren me ekipin teknik — për të parë instalimet dhe për të dëgjuar klientët. Kjo më ndihmon të mos harroj pse e filluam këtë rrugë.
-
Sipas jush, çfarë do të thotë “ujë i mirë”?
Shpesh here ma bejne kete pyetje dhe me bindje ju tregoj se Uji i mirë është ai që është:
- i sigurt (pa mikrobe, metale apo ndotje),
- me përmbajtje të balancuar mineralesh,
- i trajtuar me teknologji moderne ,materiale të sigurta bioplastic dhe organike
Uji I mire eshte ai uje qe te pelqen ty , ndaj ne kemi nje seri me lloje te ndryshme kombimimesh ku uji I filtruar te jete sipas preferencave te cdo kujt .
-
Pra Bluefilters Albania nuk ka vetem nje lloj filtri uji ?
Bluefilters DE me teknologjine e saj prodhon me shume se 25 lloje fishekesh per filtrat e ujit . Garancia qe ne japim eshte se , ne saje te llojin te ujit qe ka klienti ( sa ndotes ka , nivelin e klorit apo pranine e baktereve ) ne I kombinojme me fisheket perkates . Sepse jo cdo uje eshte njesoj dhe nuk ka se sic do filter uji te jete njesoj . Ndaj se pari gjithmone keshillojme ti kryhen disa testime ujit para se te vendosim per nje filter uji .
Keshtu dhe jetegjatesia e filtrit te ujit eshte me e gjate dhe mirembajtje ka koston me te ulet ne vit .
-
Cilat janë tre mësime që ju ka dhënë ky rrugëtim?
- Empatia është forcë. Gjithmone duhet degjuar klienti per te kuptuar me shume nevojen dhe kerkesat qe ai ka ,
- Inovacioni është i domosdoshëm. Tregu ecën, dhe ne duhet të jemi gjithmonë një hap përpara.
- Misioni jep kuptim. Kur punon për ndryshim, çdo ditë ka vlerë — jo vetëm për biznesin, por për njerëzit.
+1. Cili është vizioni juaj për të ardhmen e Bluefilters Albania?
Synojmë të zhvillojmë pajisje që jo vetëm filtrojnë, por edhe rikthejnë e riciklojnë ujin, duke reduktuar përdorimin e plastikës dhe mbrojtur mjedisin.
Dua që Bluefilters Albania të jetë një lëvizje për ndërgjegjësimin mbi ujin e paster dhe te filtruar . Sepse :
“Uji nuk është trend i ditës — është themeli i jetës. Dhe ne jemi këtu për ta bërë atë themel sa më të fortë.”
