40 Under 40

BLOconomy hap nominimet për edicionin e V-të të “40 under 40”!

Pas katër edicionesh të suksesshme, BLOconomy hap zyrtarisht nominimet për edicionin e pestë të “40 under 40”, një iniciativë që vlerëson dhe promovon sipërmarrësit më të suksesshëm nën moshën 40 vjeç në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nëse njeh dikë që po bën ndryshimin në fushën e tij – qoftë në teknologji, industri kreative, bujqësi, shërbime, turizëm, shëndetësi apo çdo sektor tjetër – tani është momenti për ta nominuar!

Kush mund të nominohet?

 

  • Sipërmarrës/e nën 40 vjeç
  • Me aktivitet të konsoliduar dhe ndikim në treg
  • Që ka sjellë inovacion, rritje dhe kontribut në zhvillimin ekonomik ose social të komunitetit 

Pse të nominosh dikë?

Sepse kjo është një mundësi për të vlerësuar punën, përkushtimin dhe guximin e atyre që po ndërtojnë të ardhmen e ekonomisë sonë. 

  👉 Nomino sot sipërmarrësin që meriton të jetë në listën e më të mirëve!