Në datat 18.11-19.11.2024 The Skin Laboratories pati kënaqësinë të marrë pjesë në Trade Mission-in e parë të organizuar në Varshavë, Poloni, nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Poloni, Agjencinë Polake të Tregtisë dhe Investimeve (PAIH), si dhe falë mbështetjes të Bloconomy.
The Skin Laboratories: “Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për Bloconomy, e cila na ka mbështetur dhe promovuar vazhdimisht, duke na mundësuar pjesëmarrjen në evente ndërkombëtare të këtij niveli. Rrjeti i tyre na ka ndihmuar të rrisim dukshmërinë tonë dhe të krijojmë mundësi të reja për të prezantuar produktet tona inovative në tregje të reja. Mbështetja e tyre është një shtysë për të çuar përpara vizionin tonë.
Gjatë kësaj experience frymëzuese, patëm mundësinë të takojmë dhe të diskutojmë për bashkëpunime të mundshme me biznese të njohura polake, si Spizarnia, Świat Opakowań dhe Pharea Lab. Këto takime shënojnë fillimin e mundësive të reja për të krijuar lidhje të forta dhe për të eksploruar partneritete strategjike që do të fuqizojnë më tej pozicionin tonë ndërkombëtar.
Kjo iniciativë shënon jo vetëm një hap përpara në fuqizimin e pranisë tonë ndërkombëtare, por edhe vitin e dytë që The Skin Laboratories është pjesë e një reviste prestigjioze, duke dëshmuar angazhimin dhe suksesin tonë në ofrimin e produkteve cilësore që kujdesen për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës.”
Kliko në linkun- n në vijim për të mësuar më shumë: https://bloconomy.al/entrepreneur-club-membership-2024-2025/