Anëtarët e Entrepreneur Club në BLOconomy udhëtuan drejt Sofies, Bullgari, për një takim me sipërmarrës bullgarë.
Synimi i takimit ishte nxitja e bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre bullgarë.
Gjatë takimit, sipërmarrësit e EC-së patën mundësinë të zhvillonin takime dhe diskutime me sipërmarrës bullgarë, të takonin Ambasadoren e Shqipërisë në Sofie, znj. Inid Milo, si dhe të diskutonin për bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Bullgari-Shqipëri.
Së shpejti pritet një tjetër takim B2B në Shqipëri me delegacion sipërmarrësish nga Bullgaria.