Ndryshimet në taksa kohët e fundit janë bërë një shqetësim për sipërmarrësit, profesionistët e lirë dhe për këdo që duhet të plotësojë një deklaratë mbi të ardhurat.
Për këtë arsye, në këtë takim BLOconomy pati mundësinë të kishte të ftuar ekspertin z. Fatmir Kazazi, i cili ka një eksperiencë të gjatë në konsulencën financiare në Shqipëri dhe më gjerë.
Sipërmarrësit patën mundësinë të drejtonin pyetje mbi problematikat dhe shqetësimet e tyre në lidhje me sistemin e taksave, ndryshimet e shpeshta, kontrollet, etj.
Fatmir Kazazi është një ekspert me mbi 40 vite përvojë në administratën fiskale dhe taksimin ndërkombëtar. Ai ka mbajtur pozicione drejtuese në Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa sot drejton biznesin e tij privat dhe bashkëpunon me institucione prestigjioze ndërkombëtare.
Shihemi në takimin e radhës të Entrepreneur Club nga BLOconomy!