Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

BLOconomy zhvilloi një takim me Ambasadoren e Shqipërisë në Gjermani znj. Adia Sakiq

BLOconomy zhvilloi një takim me Ambasadoren e Shqipërisë në Gjermani znj. Adia Sakiq

Takimi u realizuar nga z. Eldrion Zaçe, Co-founder i BLOconomy dhe Ambasadoren e Shqipërisë në Gjermani znj. Adia Sakiq. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i iniciativave të BLOconomy dhe diskutimi mbi krijimin e një rrjeti të sipërmarrësve shqiptarë në Berlin.

Iniciativat kryesore të BLOconomy, si “40 under 40”, “Entrepreneur Club” dhe “Albanian Global: Venture Story”, u pritën me interes të veçantë nga Ambasada e Shqipërisë në Gjermani, duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në fushën e veprimtarisë ekonomike.

Ambasadorja znj. Sakiq shprehu gatishmërinë për të mbështetur dhe promovuar bashkëpunimin mes sipërmarrësve shqiptarë dhe diasporës në Gjermani.

Qëndroni të informuar për takimin e ardhshëm të “Entrepreneur Club” në Gjermani