NJIHUNI ME ANËTARËT E ENTREPRENEUR CLUB 2023-2024:
Andi Çuri – Themelues i “Vela e Bardhë”, që përfaqëson një kompleks akomodimi dhe shërbimesh, të vendosur në bregdetin e Dhermiut.
Rrugëtimi i tyre ka nisur në vitin 2012, ku Dhërmiu ishte destinacion i rinisë shqiptare dhe ishte i njohur për jetën e natës, e deri më sot kur kanë hyrë në turizëm gjithëpërfshirës ku 50% e turistëve janë shtetas të huaj. Fillimisht nisën me viletat e tyre dhe një minimarket, dhe gjatë viteve prona dhe aktiviteti u zgjeruan dhe sot kompleksi ofron akomodim , restorant, beach-bar e plazh privat, si dhe market e parkim .
Specialiteti i tyre në restorant janë produktet e detit, sushi dhe ndërthurja e guzhinës tradicionale shqipetare me atë mesdhetare.