Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

Alinda Agastra – Meet our Member – Entrepreneur Club

Meet our Member – Entrepreneur Club (Premium)

Alinda Agastra-“ADN Clinic”

Arlinda Agastra është themeluese e “ADN Clinic,” një qendër për Screening dhe Diagnostikim Gjenetik.

Ajo është pedagoge e gjenetikës, e specializuar në gjenetikën humane dhe teknikat e sekuencimit të ADN-së. Në vitin 2021, Arlinda mori titullin “Doktor i Shkencave.”

Me një përvojë prej 8 vitesh në fushën e gjenetikës dhe me dëshirën për të sjellë në Shqipëri përfaqësuesit lider në diagnostikën molekulare, Arlinda është thelluar në specializime pasuniversitare, si “Genetic Testing & Sequencing Technologies” nga Harvard Medical School dhe “Genetic Counseling” nga Universiteti i Bolonjës.

Paralelisht me përparimin akademik, Arlinda ka zbuluar dhe zhvilluar aftësitë e saj si sipërmarrëse, duke krijuar në vitin 2020 ADN Clinic, një klinikë për ekzaminime dhe analiza gjenetike. Fillimisht, ajo u përqendrua te ekzaminimet prenatale, duke vazhduar më pas me analiza në neuropediatri, onkologji, dhe diagnoza gjenetike të preimplantimit, ndër të tjera.

Misioni i ADN Clinic është të mundësojë diagnozën e hershme për pacientët në Shqipëri, duke bashkëpunuar me kompanitë më të njohura botërore në fushën e diagnostikës gjenetike. Klinika synon të përcaktojë sëmundjet trashëgimore dhe predispozitat gjenetike që mund të transmetohen te pasardhësit, duke ofruar udhëzime të mëtejshme për procedurat terapeutike.

Aktualisht, ADN Clinic menaxhon 8 përfaqësi të liderëve botërorë në diagnostikën molekulare, duke e bërë një qendër të plotë për të gjitha shërbimet e analizave gjenetike.

Kliko në vijim për t’u anëtarësuar në Entrepreneur Club: https://shorturl.at/YU6mT

27 komente

  1. Bandar togel resmi Indonesia [url=https://abutowin.icu/#]Jackpot togel hari ini[/url] Jackpot togel hari ini

  2. Abutogel login [url=https://abutowin.icu/#]Abutogel login[/url] Jackpot togel hari ini

  3. Slot game d?i thu?ng [url=https://gkwinviet.company/#]Tro choi n? hu GK88[/url] Link vao GK88 m?i nh?t

  4. Slot oyunlar? Pinco-da [url=https://pinwinaz.pro/#]Onlayn rulet v? blackjack[/url] Yeni az?rbaycan kazino sayt?

  5. jollibet app [url=https://1winphili.company/#]jollibet casino[/url] Online betting Philippines