40 Under 40

BLOconomy hap nominimet për edicionin e V-të të “40 under 40”!

Pas katër edicionesh të suksesshme, BLOconomy hap zyrtarisht nominimet për edicionin e pestë të “40 under 40”, një iniciativë që vlerëson dhe promovon sipërmarrësit më të suksesshëm nën moshën 40 vjeç në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nëse njeh dikë që po bën ndryshimin në fushën e tij – qoftë në teknologji, industri kreative, bujqësi, shërbime, turizëm, shëndetësi apo çdo sektor tjetër – tani është momenti për ta nominuar!

Kush mund të nominohet?

 

  • Sipërmarrës/e nën 40 vjeç
  • Me aktivitet të konsoliduar dhe ndikim në treg
  • Që ka sjellë inovacion, rritje dhe kontribut në zhvillimin ekonomik ose social të komunitetit 

Pse të nominosh dikë?

Sepse kjo është një mundësi për të vlerësuar punën, përkushtimin dhe guximin e atyre që po ndërtojnë të ardhmen e ekonomisë sonë. 

  👉 Nomino sot sipërmarrësin që meriton të jetë në listën e më të mirëve!


🚀 SAVE THE DATE | ENTREPRENEUR FAIR 2026

📍 26 Qershor 2026
📌 Pyramida e Tiranës

BLOConomy sjell për herë të dytë në këtë format të zgjeruar ENTREPRENEUR FAIR, eventin më të madh dedikuar sipërmarrjes në Shqipëri dhe rajon!

✨ Një ditë e plotë në zemër të Tiranës, ku inovacioni, rrjetëzimi dhe vizioni bashkohen në një hapësirë unike.

🔹 35 stenda për të promovuar biznesin tuaj
🔹 400 sipërmarrës pjesë e rrjetit BLOConomy
🔹 Publikimi zyrtar i listës 40 Under 40
🔹 Publikimi i listës 50 Over 50
🔹 4 panele diskutimi me liderë nga biznesi, media, politikëbërja dhe akademia
🔹 1 Revistë speciale dedikuar sipërmarrjes 

ENTREPRENEUR EXPO 2026 është një deklaratë besimi në potencialin e sipërmarrjes shqiptare dhe një hap konkret drejt ndërtimit të një komuniteti biznesi më të lidhur, më bashkëpunues dhe më konkurrues – brenda dhe përtej kufijve.

Nëse kërkon të jesh pjesë e ideve që rriten, partneriteteve që krijohen dhe bizneseve që ndikojnë, Expo BLOconomy 2026 është vendi ku duhet të jesh.

Regjistrohu në linkun në vijim për të qenë pjesë e panairit: