Entrepreneur Club – Berlin | Takimi i Parë
Dje shënuam me sukses nisjen e Entrepreneur Club – Berlin, një komunitet dinamik dhe i larmishëm i sipërmarrësve nga industri të ndryshme si ICT, turizëm, ndërtim, konsulencë, marketing digjital dhe shërbime B2B që synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregun gjerman.
Ky event u organizua nga BLOconomy, një ofrues shërbimesh B2B për bizneset në Shqipëri. BLOconomy fokusohet në mbështetjen e bizneseve përmes iniciativave të ndryshme, përfshirë rrjetëzimin, evente si Entrepreneur Club, si dhe shërbime të specializuara që synojnë të nxisin rritjen dhe bashkëpunimin ndërmjet sipërmarrësve.
Eventi përfshiu tre folës të ftuar që prezantuan mundësi konkrete për bashkëpunim dhe mbështetje:
• Znj. Herolinda Metaj (Bundestag, CDU) – mbi bashkëpunimin Shqipëri-Gjermani;
• Znj. Eileen Trenkmann (EU4Innovation) – mbi programet për ekosistemet e biznesit dhe diasporën;
• Znj. Hanna Starchyk (ENPACT) – mbi tre programet aktive që mbështesin startup-et, përfshirë edhe ato në Shqipëri.
Takimi u mbajt në Restorant Kolonja, i vetmi restorant tradicional shqiptar në Berlin – një vend perfekt për një takim të diasporës.
Çfarë vjen më pas?
BLOconomy është aktualisht në fazën e planifikimit të takimit të radhës në Berlin!
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij komuniteti sipërmarrës dhe të merrni pjesë në eventin e ardhshëm, mos hezitoni të na kontaktoni ose të aplikoni përmes linkut më poshtë.
👀 Kush do të jetë Guest Speaker-i i radhës?
Qëndroni të përditësuar për të mësuar më shumë!
👉 Për t’u bashkuar me komunitetin, klikoni këtu: https://shorturl.at/R1gip