Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

Votimet për nominimet në“40/40” janë hapur – Jep mbështetjen tënde!

Colorful Modern Illustration Your Vote Counts Election Campaign Instagram Post

Edicioni i katërt i çmimit 40/40 ka hyrë në një nga fazat më të rëndësishme: votimi publik!

Ju informojmë se votimi online përfaqëson vetëm 10% të totalit të vlerësimit.
Pjesa tjetër, 90% e vlerësimit, bazohet në analizën e treguesve sasiorë të mbledhur dhe në vlerësimin e anëtarëve të Bordit. 
Pas një procesi nominimi me shumë propozime frymëzuese, është koha që publiku të japë zërin e tij dhe të mbështesë sipërmarrësit që po lënë gjurmë në ekosistemin e biznesit shqiptar.

Nëse ke një sipërmarrës të preferuar ndër të nominuarit, tani është momenti për të treguar mbështetjen tënde me një klik!

Si të votosh?

Votimi është i thjeshtë dhe i hapur për të gjithë. Ndiq këto hapa:

  1. 🌐 Vizito faqen zyrtare: www.bloconomy.al

  2. 🔍 Hape menunë 40/40

  3. 👁‍🗨 Shfleto listën me të nominuarit për edicionin e IV

  4. 👆 Kliko mbi profilin e sipërmarrësit që dëshiron të mbështesësh

  5. ⬇️ Zbrit në fund të faqes dhe kliko butonin “Voto”

Deri kur mund të votosh?

🗓️ Afati i fundit për të votuar është data 8 maj.
Mos e humb rastin të ndikosh në përzgjedhjen e 40 sipërmarrësve më të votuar të këtij viti!

Le të bashkohemi për të vlerësuar dhe promovuar zërat më të guximshëm e më frymëzues të sipërmarrjes në Shqipëri.
Mbështet, voto, dhe bëhu pjesë e rrugëtimit të tyre drejt suksesit!

#4040 #Bloconomy #SipermarrjeShqiptare #VotoTani

24 komente

  1. Bandar bola resmi [url=https://betawinindo.top/#]Promo slot gacor hari ini[/url] Bonus new member 100% Beta138

  2. Swerte99 bonus [url=https://swertewin.life/#]Swerte99 online gaming Pilipinas[/url] Swerte99 casino walang deposit bonus para sa Pinoy

  3. Pinco kazino [url=https://pinwinaz.pro/#]Pinco kazino[/url] Etibarl? onlayn kazino Az?rbaycanda