Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

Herjola Spahiu, CEO e NOA: Çdo sipërmarrës i ri është një filiz zhvillimi për shoqërinë dhe ekonominë tonë

Black Transparent Corporate Personal Profile Instagram Post

Çdo sipërmarrës i ri është një filiz zhvillimi për shoqërinë dhe ekonominë tonë. Pavarësisht moshës, tipologjisë së biznesit, madhësisë së investimit apo ambicies për zgjerim, çdo i ri që zgjedh vetë-punësimin, sipërmarrjen individuale apo konkurrencën e tregut të lirë, çdokush që përqafon këtë sfidë sjell mirëqënie e begati për të gjithë ne. Është në këtë aventurë që hidhen rrënjët e formës që do të marrë e ardhmja jonë pasi është vetëm kështu që lind një komb sipërmarrësish, dhe që mund të dalim nga çdo etiketim tjetër të padrejtë që i vishet rinisë shqiptare sot. 

Kushdo që arrin të krijojë biznesin e tij, rrit kujdesin e treguar për fushën ku ai do hedhë shtat. Rriten standartet, rriten konkurrenca, rritet kujdesi për punonjësit e blerësit, por rritet dhe interesi për të mësuar më shumë nga financa, marrëdhëniet kontraktuale, për ligjet e taksat. Biznesi të rrit në çdo formë. 

Biznesi të rrit sepse nga një filiz i parë, ambicia e patjetërsueshme e vijimit është krijimii degëve të reja që sjellin edhe më shumë vlerë të shtuar e diferencim nga konkurrenca. Nuk është vetëm çështje krijimi vëndesh të reja pune apo krijimi i të ardhurave shtesë për buxhetet familjare e shtetërore, nëpërmjet fitimit të rritur e taksave që do të gjenerohen. 

Të krijosh një sipërmarrje do të thotë të vadisësh të shkuarën – qoftë ky një master, një trashëgimi, një tokë e lënë djerrë apo dhe një ide që fle ndër vite në sirtar – duke treguar durimin e nevojshëm të presësh frutat që do të çelin në të ardhmen. Sipërmarrja është vetmja që bashkon kohët, profesionet, ëndrrat, nevojat, kërkesat e ofertat. Është trungu që mban një shoqëri të bashkuar dhe kryefjala e çdo komuniteti që lulëzon nën sigurinë që hija e tij garanton për çdokënd. 

Sipërmarrja është dhe kryefjala e aktivitetit financiar të NOA e cila prej 25 vitesh tanimë, kërkon të vadisë #rrënjëntevendlindjes sonë në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të kenë mundësi të hedhin shtat e të projektojnë të ardhmen e tyre këtu, në atë që kemi më të përbashkët mës nesh.Ne besojmë fuqimisht tek ëndrra dhe kapaciteti i sipërmarrësve e fermerëve shqiptare për të realizuar ambiciet e tyre sipërmarrëse duke tejkalur çdo burokraci, sfidë dhe afat kohor. Me një fond financimi prej 100 milion eurosh, NOA mbështet një #financënjerëzore e cila besojmë rrezaton të njëjtin vizion si ai që drejton pasionet e sipërmarrësve të rinj të Bloconomy. I urojmë suksese secilit prej tyre duke u garantuar se dera jonë do të jetë gjithmonë e hapur për ta, në çdo çast e çdo fazë të biznesit të tyre të ri!

24 komente

  1. Swerte99 slots [url=https://swertewin.life/#]Swerte99 casino walang deposit bonus para sa Pinoy[/url] Swerte99 casino walang deposit bonus para sa Pinoy

  2. Kazino bonuslar? 2025 Az?rbaycan [url=https://pinwinaz.pro/#]Onlayn kazino Az?rbaycan[/url] Yeni az?rbaycan kazino sayt?

  3. Online betting Philippines [url=https://1winphili.company/#]jollibet casino[/url] Online betting Philippines

  4. Situs judi resmi berlisensi [url=https://betawinindo.top/#]Bandar bola resmi[/url] Link alternatif Beta138