Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

Forbes- Më të Pasurit në vitin 2023

Pothuajse gjysma e të gjithë miliarderëve janë më të varfër se ishin një vit më parë.

Rënia e aksioneve, dëmtimi i kompanive të vlerësuara shumë lart dhe rritja e normave të interesit, përkthehet në një vit të keq për njerëzit më të pasur të botës.

Të gjithë së bashku, “miliarderët e planetit” tani vlejnë 12.2 trilionë dollarë, një ulje prej 500 miliardë dollarësh nga 12.7 trilionë dollarë në mars 2022.

Pothuajse gjysma e listës është më e varfër se një vit më parë, përfshirë Elon Musk, i cili bie nga vendi numër 1 në vendin numër 2 pas blerjes së shtrenjtë të Tëitter që ndihmoi në rënien e aksioneve të Tesla.

Bernard Arnault, kreu i kompanisë së mallrave të luksit LVMH, merr vendin e tij si njeriu më i pasur i botës, shënon herën e parë që një qytetar i Francës udhëhoq renditjen. Bernard Arnault menaxhon LVMH, e cila përfshin 75 marka të modës dhe kozmetikës, përfshirë Louis Vuitton dhe Sephora. Për të parë profilin e tij të plotë kliko këtu.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbajnë numrin më të madh të miliarderëve, me 735 anëtarë në listë që vlejnë së bashku 4.5 trilionë dollarë.

Kina (përfshirë Hong Kongun dhe Makao) mbetet e dyta, me 562 miliarderë që vlejnë 2 trilionë dollarë, ndjekur nga India, me 169 miliarderë që vlejnë 675 miliardë dollarë.

Në vijim një list e 10 më të pasurve për 2023:

Klikoni link-un në vijim për të parë listën e plotë: https://www.forbes.com/billionaires/

 

24 komente

  1. Bandar togel resmi Indonesia [url=https://abutowin.icu/#]Situs togel online terpercaya[/url] Abutogel login

  2. Rut ti?n nhanh GK88 [url=https://gkwinviet.company/#]Tro choi n? hu GK88[/url] Ca cu?c tr?c tuy?n GK88