
Njoftojmë sipërmarrësit e Entrepreneur Club, për organizimin e takimit të radhës të Entrepreneur Club, ku do të kemi kënaqësinë të presim si të ftuar special z. Ben Blushi — një nga figurat më të njohura dhe shumëdimensionale të jetës publike shqiptare.
Data: 6 Maj 2025
Ora: 19:30
Vendi: Hilton Garden Inn Tirana
Ben Blushi ka një karrierë të pasur dhe të spikatur në gazetari, politikë dhe letërsi. Ai ka shërbyer si kryeredaktor i gazetës së njohur “Koha Jonë”, ka mbajtur poste të rëndësishme ministrore dhe ka qenë deputet për disa mandate. Pas përfundimit të angazhimit në politikë, ai drejtoi një nga mediat më të mëdha në vend, televizionin Top Channel. Si autor, Blushi ka botuar disa romane të suksesshme, mes të cilëve spikasin:
- Të jetosh në ishull
- Otello, Arapi i Vlorës
- Komploti
Aktualisht, ai vazhdon të japë kontributin e tij në fushën e letërsisë dhe është i angazhuar me pasion në artin e fotografisë bardhë e zi.
Ky takim do të jetë një mundësi e veçantë për të gjithë anëtarët e Entrepreneur Club që të mësojnë nga eksperienca dhe perspektiva e një figure që ka lënë një ndikim të rëndësishëm në median, politikën dhe kulturën shqiptare.
Ftojmë të gjithë anëtarët e klubit të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga ky moment frymëzues!
y0ln14
4lpyft
wfRGW AAilZHyp wtBJ MCh wdNHhft rTr MoCjHN