Endrit Yzeiraj – Zëvendësministër në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme
Board Member- BLOconomy
Endrit Yzeiraj ka mbaruar studimet për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Grand Valley State University në Shtetet e Bashkuara në vitin 2007. Në vitin 2010 përfundoi studimet për Master Shkencor në Kërkime Ekonomi në Universitetin e Warwick në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga viti 2011 në vitin 2016 ka punuar pranë Departamentit të Kërkimeve Ekonomike në Bankën e Shqipërisë. Fokusi i studimeve dhe analizave kanë qenë inflacioni dhe ciklet makroekonomike, tregtia, çmimet e banesave, dhe rritja afatgjatë në vendet në zhvillim. Nga viti 2012 është bashkëthemelues i Ekon.al, i pari blog ekonomik në gjuhën shqipe.
Nga viti 2016 ne 2023 ishte Menaxher për Monitorimin dhe Vlerësimin e Projekteve pranë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Puna e tij fokusohej në ngritjen e indikatorëve dhe bazës së të dhënave si dhe në analizat statistikore dhe mikro-ekonometrike për të vlerësuar efektivitetin e projekteve.
Nga marsi 2023 emërohet si Zëvendësministër përgjegjës për Zhvillimin Ekonomik në ish-Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë e më pas në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Në shtator 2024 emërohet si Zëvendësministër përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme.
Gjithashtu, ka qenë i angazhuar si konsulent i jashtëm në projekte të Bankës Botërore me fokus mbi stimujt fiskal dhe sistemet e pagesave. Gjithashtu është i angazhuar si lektor i jashtëm për mikro dhe makroekonomi në Universitetin e New York, Tirana.
Nomino një sipërmarrës të suksesshëm në link-un në vijim: https://bloconomy.al/40-under-40-edicioni-i-iv/