Skip to content
Bloconomy

Bloconomy

Primary Menu
  • Entrepreneur
  • 40/40 EXPO
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Diaspora Shqiptare
  • Food for thought
  • PODCASTS
  • Startup
  • Bli Revisten
  • Home
  • 40 Under 40
  • Ja cilat janë librat që sipërmarrësit e 40/40 sugjerojnë t’i lexoni për 2025
  • 40 Under 40

Ja cilat janë librat që sipërmarrësit e 40/40 sugjerojnë t’i lexoni për 2025

root Posted on 1 year ago 3 min read
Dive into a good book (Youtube Banner)

Kur bëhet fjalë për suksesin në biznes dhe inovacion, asgjë nuk frymëzon më shumë sesa të mësoni nga ata që kanë ecur përpara. Për këtë arsye, kemi pyetur disa nga sipërmarrësit të përzgjedhur në listën prestigjioze të “40 UNDER 40” edicioni IV  për librat që sugjerojnë të lexoni për vitin 2025. Këto tituj mbulojnë një gamë të gjerë temash, nga strategjia e biznesit dhe lidershipi, deri te zhvillimi personal dhe teknologjia.

Ja lista e librave që ata rekomandojnë:

  1. “Think and Grow Rich” – Napoleon Hill

“Think and Grow Rich” nga Napoleon Hill është një udhëzues klasik për suksesin dhe arritjen e pasurisë. Libri përmbledh 13 parime kryesore, si dëshira e fuqishme, besimi, plani i organizuar, këmbëngulja dhe fuqia e mendjes së grupit, bazuar në historitë e individëve të suksesshëm. Theksi vihet tek qëndrimi mendor, veprimi dhe këmbëngulja si çelësat për të arritur çdo qëllim.

 

  1. “Baba i Pasur, Baba i Varfër” – Robert Kiyosaki

“Baba i Pasur, Baba i Varfër” nga Robert Kiyosaki eksploron ndryshimin në mënyrën e mendimit për paratë midis dy figurave të tij të fëmijërisë: babai i tij (baba i varfër) dhe babai i shokut të tij (baba i pasur). Libri mëson bazat e financave personale, si rëndësinë e edukimit financiar, investimit, krijimit të pasurisë pasive dhe shmangies së jetesës vetëm me paga. Kiyosaki thekson nevojën për të menduar si një sipërmarrës dhe për të ndërtuar burime të ardhurash që punojnë për ju

  1. “Shitësi i Kepuceve” – Phil Knight

“Shitësi i Kepuceve” nga Phil Knight është autobiografia e themeluesit të Nike, që përshkruan udhëtimin e tij nga një ide e thjeshtë për të importuar këpucë japoneze deri te ndërtimi i një prej markave më ikonike globale. Libri ofron një pamje të sinqertë mbi sfidat e sipërmarrjes, vendimet e guximshme dhe pasionin që çoi në sukses. Knight ndan mësime mbi rëndësinë e vizionit, ekipit dhe këmbënguljes për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm.

 

  1. “Leaders Eat Last” – Simon Sinek

“Leaders Eat Last” nga Simon Sinek eksploron rolin e një lideri në krijimin e një kulture besimi dhe bashkëpunimi në organizata. Sinek shpjegon se liderët e suksesshëm vendosin mirëqenien e ekipit të tyre përpara interesave personale, duke ndërtuar mjedise ku njerëzit ndihen të sigurt dhe të frymëzuar. Libri është një udhëzues për çdo sipërmarrës që dëshiron të udhëheqë me empati, qëllim dhe ndikim afatgjatë.

Pse këta libra janë të veçantë?

Sipërmarrësit e përfshirë në listën 40/40 janë sipermarres  që jo vetëm që kanë arritur sukses, por edhe i janë përshtatur një bote që ndryshon me shpejtësi. Leximi i librave që ata sugjerojnë është një mënyrë për të përvetësuar praktikat dhe mendësinë që i ka ndihmuar ata të shkëlqejnë.

Leximi i këtyre librave është thelbësor për çdo sipërmarrës sepse ato ofrojnë një kombinim unik të mësimeve mbi suksesin personal, menaxhimin financiar, ndërtimin e biznesit dhe lidershipin.

Të katër librat theksojnë rëndësinë e qëndrimit mendor, vizionit dhe veprimit për t’u bërë një sipërmarrës i suksesshëm.

About the Author

root

Administrator

Visit Website View All Posts

Post navigation

Previous: Entrepreneur Club – Takimi i Nëntorit
Next: Mesazhi i Firdeus Kasaj për Të Rinjtë: “Mos u Dorëzoni, Puna e Fortë Çon në Sukses!

Related Stories

Copy of Product Catalog Website
10 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

AI, Fintech dhe Rritja e Biznesit në Evropë – Intervistë Ekskluzive me Anatoly Shkareda

root Posted on 2 days ago 0
baner xhersi
6 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Aventura si mënyrë jetese: historia e një sipërmarrësi që sfidon kufijtë

root Posted on 3 days ago 0
Blue Corporate Merry Christmas Tree Happy New Year Card
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Gift Cards të Personalizuara për Bizneset – Dhurata më e Bukur për Stafin në Fundvit

root Posted on 6 days ago 0
revista

Ndoshta nuk keni pare...

Copy of Product Catalog Website
10 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

AI, Fintech dhe Rritja e Biznesit në Evropë – Intervistë Ekskluzive me Anatoly Shkareda

root Posted on 2 days ago 0
baner xhersi
6 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Aventura si mënyrë jetese: historia e një sipërmarrësi që sfidon kufijtë

root Posted on 3 days ago 0
Product Catalog Website (1)
6 min read
  • Diaspora Shqiptare

Nga Korporata te Ndikimi Global: Si Xhoana Sylaj Krijoi një Platformë që Fuqizon Profesionistët në Mbarë Botën

root Posted on 5 days ago 0
Blue Corporate Merry Christmas Tree Happy New Year Card
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Gift Cards të Personalizuara për Bizneset – Dhurata më e Bukur për Stafin në Fundvit

root Posted on 6 days ago 0
Copyright © | MoreNews by AF themes.