Jemi të lumtur të ndajmë me ju bashkëpunimin e The Skin Laboratories dhe Madam Klinik të cilët janë pjesë e BLOconomy 40/40 dhe Entrepreneur Club.
The Skin Laboratories dhe Madam Klinik janë duke bashkëpunuar për të ofruar një gamë të gjerë zgjidhjesh për kujdesin e lëkurës. Ky partneritet i fuqishëm do të sjellë përvojën e dy kompanive të njohura në industrinë e dermatologjisë për të përmirësuar shëndetin dhe pamjen e lëkurës për grupmosha dhe problematika të ndryshme.
Të dy thelemuesit e The Skin Laboratories dhe Madam Klinike janë pjesë e Revistës “40 under 40” edicioni i III-të.
The Skin Laboratories, synon të jetë një lider në industrinë e kujdesit për lëkurën dhe e njohur për përdorimin e teknologjive të avancuara dhe përbërësve të testuar klinikisht, do të sjellë një gamë inovative produktesh që përmirësojnë shëndetin dhe pamjen e lëkurës. The Skin Laboratories angazhohet për të ofruar trajtime të avancuara që adresojnë nevojat specifike të klientëve. Me një qasje shkencore dhe një fokus në cilësi, ky laborator është e përkushtuar për të përmirësuar mirëqenien e lëkurës dhe për të ofruar rezultate të dukshme.
Nga ana tjetër, Madam Klinik, e njohur për reputacionin e saj në ofrimin e trajtimeve të personalizuara dhe mbështetje të përkushtuar ndaj klientëve, do të prezantojë një brand të ri të personalizuar. Madam Klinik është pjesë e Bajgora Group, brend i cili fizikisht gjendet në Prishtinë por operon me klient nga e gjithë bota.
Ky brand i ri është dizajnuar për të përmbushur nevojat e klientëve dhe për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme në trajtimin e problemeve të lëkurës.
Ky bashkëpunim do të integrojë njohuritë dhe inovacionin e The Skin Laboratories me përkushtimin e Madam Klinik për cilësi dhe efektivitet, duke ofruar një qasje të integruar që kombinon kërkimin shkencor me përvojën klinike. Madam Klinik është duke krijuar linjë të produkteve për trupin, fytyrën dhe jo vetëm.
Ne jemi të përkushtuar për të sjellë në treg produkte që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në rritjen e besimit në vetvete për ata që përballen me sfida të lëkurës, është ky synimi i këtij bashkëpunimi.
Stay tuned për lançimin e këtij bashkëpunimi dhe për produktet e reja që do të vijnë së shpejti!