$

40 Under 40

Projekti “40 under 40” organizuar nga BLOconomy dhe Wood World Albania synon të promovojë 40 sipërmarrësit më të suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Revista

Revista e vetme në rajon që promovon dhe rendit 40 sipërmarrësit më të suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Entrepreneur Club

BLOconomy ka hapur thirrjen për aplikimin në Entrepreneru Club për periudhën kohore 2023-2024

About us

Rrjeti me i madh i sipërmarrësve në rajon, takohen ne “BLOconomy”

Voto 40/40

Votimi online ka peshe 10% ne totalin e vleresimit te sipermarresve te nominuar ne “40 under 40” 

Contact us

Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit voluptatem accusantium doloremque laudantium, totam rem aperiam.

NJIHUNI ME BOARD MEMBER TË PROJEKTIT “40 UNDER 40” EDICIONI III- Z. ENDRIT YZEIRAJ

April 8, 2024

xr:d:DAF0_85UUu4:22,j:6459711978633685308,t:24040809

Z. Yzeiraj aktualisht mban postin e Zëvendësministër, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ai ka mbaruar studimet për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Grand Valley State University në Shtetet e Bashkuara në vitin 2007. Në vitin 2010 përfundoi studimet për Master Shkencor në Ekonomi në Universitetin e Warwick në Mbretërinë e Bashkuar.  Nga viti 2011 në vitin 2016 ka punuar pranë Departamentit të Kërkimeve Ekonomike në Bankën e Shqipërisë. Fokusi i studimeve dhe analizave kanë qenë inflacioni dhe ciklet makroekonomike, tregtia, çmimet e banesave, dhe rritja afatgjatë në vendet në zhvillim.

Nga viti 2016 në vitin 2023 ka punuar si Menaxher për Monitorimin dhe Vlerësimin e Projekteve pranë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Puna e tij fokusohej në ngritjen e indikatorëve dhe bazës së të dhënave si dhe në analizat statistikore dhe mikro-ekonometrike për të vlerësuar efektivitetin e projekteve.

Ka qenë i angazhuar si konsulent i jashtëm në projekte të Bankës Botërore me fokus mbi stimujt fiskal dhe sistemet e pagesave.

Gjithashtu është lektor i jashtëm në Universtitin e New York Tirana për kurse të mikroekonomisë dhe ekonomisë ndërkombëtare.

Për të parë sipërmarrësit e nominuar për edicionin III, klikoni në linkun në vijim:  http://bloconomy.al/votimi/

@wood_world_albania #40under40 #shqiperi #kosove #maqedoniaeveriut

 

root