Skip to content
Bloconomy

Bloconomy

Primary Menu
  • Entrepreneur
  • 40/40 EXPO
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Diaspora Shqiptare
  • Food for thought
  • PODCASTS
  • Startup
  • Bli Revisten
  • Home
  • Entrepreneur Club
  • Zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: tregu shqiptar ka më shumë nevojë se kurrë të inovojë, përmirësojë dhe modernizojë produktet dhe shërbimet
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: tregu shqiptar ka më shumë nevojë se kurrë të inovojë, përmirësojë dhe modernizojë produktet dhe shërbimet

root Posted on 1 year ago 3 min read
1

Endrit Yzeiraj, Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (Board Member) 

“Nevoja është nëna e inovacionit” është një nga shprehjet më të përdorura për të shpjeguar ciklin e vazhdueshëm të shpikjeve dhe inovacionit që qëndron në thelb të zhvillimit të vazhdueshëm ekonomik që njerëzimi përjeton prej thuajse 200 vjetësh tashmë. Çdo shpikje e suksesshme, çdo përmirësim i proceseve të mëparshme, çdo sipërmarrës që ka sjellë një produkt ose shërbim të ri në treg, e ka bërë për t’iu përgjigjur një nevoje apo kërkese të tregut. 

Sot tregu shqiptar ka më shumë nevojë se kurrë të inovojë, përmirësojë dhe modernizojë produktet dhe shërbimet e ofruara në tregun e saj për të paktën tre arsye thelbësore:

Së pari, modeli ekonomik shqiptar i krijuar pas tranzicionit të viteve 90 – i cili arriti të rrisë ndjeshëm standardet e jetesës – po tregon shenjat të limiteve të tij. Për të arritur standardet e jetesës së vendeve evropiane, ekonomia shqiptare ka nevojë për një transformim të mëtejshëm. 

Së dyti, konkurrenca nga sipërmarrjet e rajonit dhe të BE – ku Shqipëria synon dhe është në proces integrimi – do detyrojë sipërmarrjet tona të përmirësohen ose të zhduken. 

Së treti, profesionistët e rinj shqiptarë, që kanë talentin dhe aftësinë për të punuar me risitë më të fundit të fushave të tyre, nëse nuk u ofrohet kjo mundësi ne vend, do e kërkojnë atë gjithmonë e me shpesh jashtë tij, duke përforcuar kështu trendin demografik të zvogëlimit të popullsisë. 

Edicioni i tretë i “40 under 40” është kësisoj një moment i mirë për të vlerësuar ato sipërmarrje të reja që po i përgjigjen kësaj sfide dhe nevoje të kohës. E kam ndjekur me interes lindjen dhe zhvillimin e këtij projekti në dy edicionet e mëparshme dhe jam i nderuar të jap kontributin tim në edicionin e këtij viti.  

Gama e fushave dhe sipërmarrjeve të përfshira në këtë vit është edhe më i gjerë se më parë, duke mbuluar që nga shërbimet e deri te manifaktura. 

Zhvillimi më interesant dhe mbresëlënës, sidomos nën fokusin e një ekonomie që kërkon transformim dhe rritjen e konkurueshmërisë së saj, është numri i tregjeve të huaja që sipërmarrjet shqiptare po synojnë. Nëse pak vite më parë edhe shtrirja në tregjet e rajonit konsiderohej një sukses, tashmë rastet e kompanive shqiptare që synojnë tregjet perëndimorë është gjithmonë e me i madh. 

Kjo tregon se aftësia dhe talenti sipërmarrës i profesionistëve shqiptarë është i padiskutueshëm. Ajo çka politikëbërësit duhet te sigurohen të krijojnë është një ambient ku këto talente dhe aftësi mund të lulëzojnë, dhe këtë po përpiqemi të arrijmë çdo ditë! 

I uroj pjesëmarrësve të këtij viti jo vetëm suksese të mëtejshme por shpresoj që shembulli i tyre të jetë frymëzim dhe për edicionet e radhës të “40 under 40” në mënyrë që ekonomia dhe sipërmarrjet shqiptare të arrijnë nivele gjithmonë e më të larta! 

About the Author

root

Administrator

Visit Website View All Posts

Continue Reading

Previous: Ambasada Greke në Shqipëri: “40 nën 40” dhe Klubi i Sipërmarrësve janë elemente kyçe në formimin e së ardhmes së mjedisit së biznesit në Shqipëri
Next: Këto janë librat që sipërmarrësit rekomandojnë të lexoni këtë verë

Related Stories

hako
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club 18 Dhjetor Antonela Hako

root Posted on 3 days ago
Gray White and Blue Modern Services Instagram Post (Website)
3 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Koço Kokëdhima Entrepreneur Club 18 Dhjetor

root Posted on 3 days ago
Add a heading
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club Berlin: Takimi i Dytë Bashkon Sipërmarrës Ndërkombëtarë në Zemër të Berlinit

root Posted on 6 days ago
revista

Ndoshta nuk keni pare...

hako
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club 18 Dhjetor Antonela Hako

root Posted on 3 days ago
Gray White and Blue Modern Services Instagram Post (Website)
3 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Koço Kokëdhima Entrepreneur Club 18 Dhjetor

root Posted on 3 days ago
Add a heading
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club Berlin: Takimi i Dytë Bashkon Sipërmarrës Ndërkombëtarë në Zemër të Berlinit

root Posted on 6 days ago
U njohëm si një markë vendore nga shumë kompani evropiane që e ndjekin nga afër zhvillimin tonë. Jemi dëshmi se një kompani nga Ballkani mund të rritet me sukses dhe të konkurrojë në mënyrë të bar (2)
4 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

BE-DA Logistics shpalos vizionin në Munich 2025

root Posted on 1 week ago
Copyright © | MoreNews by AF themes.