Skip to content
Bloconomy

Bloconomy

Primary Menu
  • Entrepreneur
  • 40/40 EXPO
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Diaspora Shqiptare
  • Food for thought
  • PODCASTS
  • Startup
  • Bli Revisten
  • Home
  • Entrepreneur Club
  • Valbona dhe Restoranti Syrtaki: Historia e një Sipërmarrjeje të Suksesshme në Gjermani
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Valbona dhe Restoranti Syrtaki: Historia e një Sipërmarrjeje të Suksesshme në Gjermani

root Posted on 2 hours ago 3 min read
Black Purple Gradient Modern Minimalist Modern Web Development Presentation

Valbona — Bashkëthemeluese dhe Drejtuese e “Restorantit Syrtaki”, një histori mikpritjeje, përkushtimi dhe suksesi në Gjermani

Prej 8 vitesh, Valbona ka ndërtuar një nga restorantet më të vlerësuara të kuzhinës greko-mesdhetare në Sachsen-Anhalt. Me një nisje plot sfida, shumë punë dhe zemër, ajo ka krijuar një hapësirë që sot është jo vetëm biznes, por edhe një pikë referimi komunitare. Në këtë intervistë, ajo ndan rrugëtimin, sakrificat, vlerësimet dhe misionin e saj për të bashkuar kultura përmes ushqimit dhe mikpritjes.

Valbon ishte pjesë e takimit të Entrepreneur Club në Berlin, të cilin e zhvilluam më 26 nëntor, në zemër të Berlinit.

  1. Valbona, si lindi rrugëtimi juaj me “Restorantin Syrtaki”? Çfarë ju motivoi të hynit në këtë industri?

Në këtë industri motivimi ishte qëllimi për të cilin kishim ardhur. Pra ne kërkonim një të ardhme më të mirë dhe t’ju krijonim fëmijëve një të ardhme të ekuilibruar.

  1. Sa sfidues ishte fillimi për ju? Çfarë ju shtyu të vazhdonit në momentet më të vështira?

Sfidat ishin të shumta. Të mendosh të kthesh një shkollë në një restaurant me katër fëmijë. Me vështirësitë e komunikimit dhe të integrimit, burokracisë. Në një fshat ku edhe për banorët vendas ju dukej e pabesueshme suksesi i një restauranti. Dhe shumë të tjera. Në momentet më të vështira besimi që na kishin dhënë klientët dhe qëllimi që i kishim vënë vetes. Të nisësh një biznes është e lehtë, por që ta mbash në momentet e vështira është suksesi.

Restoranti Syrtaki në Hötensleben ka marrë një certifikatë si Restoranti më i mirë në Sachsen Anhalt.  

  1. “Syrtaki” njihet sot si një nga restorantet më të vlerësuara në Sachsen-Anhalt. Cilat janë disa nga arritjet që ju bëjnë më krenare?

Arritjet.
Miqësitë që kemi krijuar. Vlerësimet që kemi marrë si nga klientët, por dhe nga Bashkitë, Behördet, dhe kjo është treguar sepse mbi 15 familje kanë marrë dokumentat nëpërmjet Restorant Syrtaki e shumë të tjera.

  1. Restoranti juaj kontribuon edhe në komunitet. Mund të na tregoni më shumë për këtë angazhim?

Angazhimet
Ne kemi kontribuar nëpërmjet sponsorizimeve të shumta: në kopshte, në shkolla, në aktivitete sportive, në spitale, në FCM Magdeburg, TC Schöningen.  

  1. Çfarë e bën “Syrtaki”-n kaq të veçantë për klientët tuaj?

Syrtaki e bën të veçantë:
prezenca jonë në çdo moment, ushqimi, pastërtia, marrëdhëniet që krijojmë me klientët duke marrë dhe opinionet e tyre në ato çfarë serviret dhe e veçanta është se ato përcjellin një të Syrtakit. Pra ne nuk duam të japim vetëm shërbimin, por dhe kulturën.

  1. Jeni pjesë e komunitetit shqiptar në Gjermani. Si lidhet identiteti juaj shqiptar me biznesin që drejtoni?

Jo, nuk jemi pjesë e komunitetit shqiptar.

  1. Në 8 vite drejtim, cili ka qenë momenti më i paharrueshëm për ju?

Në 8 vite tek Restorant Syrtaki momenti më i paharrueshëm ka qenë kontrolli nga Financa e shtetit, kur gjithçka doli me sukses.

  1. A ka pasur ndonjë sfidë që ju ka mësuar diçka thelbësore si sipërmarrëse?

Një sfidë e madhe qe Corona. Diçka thelbësore që kam mësuar dua ta them nëpërmjet një shprehje gjermane:

Jeto dhe lër të jetojnë.

  1. Si e shihni të ardhmen e “Syrtaki”-t? A keni plane për zgjerim apo projekte të reja?

Të ardhmen e shoh të suksesshme, por gjithsesi nuk duhet të harrojmë që për këtë duhet të jetë në vazhdim gjithmonë puna, shërbimi dhe sakrificat që e mbajnë të suksesshme. Natyrisht që kemi edhe plane për projekte të tjera dhe shpresojmë që edhe ato t’i arrijmë me sukses.

  1. Çfarë mesazhi keni për sipërmarrësit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit?

Çdo qëllim arrihet me punë, besim dhe këmbëngulje. Mundësitë jepen vetëm në bazë të fakteve, sinqeritetit dhe arritjeve. Kur arrini një sukses duhet të ktheni dhe kokën pas.

About the Author

root

Administrator

Visit Website View All Posts

Post navigation

Previous: AI, Fintech dhe Rritja e Biznesit në Evropë – Intervistë Ekskluzive me Anatoly Shkareda

Related Stories

Copy of Product Catalog Website
10 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

AI, Fintech dhe Rritja e Biznesit në Evropë – Intervistë Ekskluzive me Anatoly Shkareda

root Posted on 2 days ago 0
baner xhersi
6 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Aventura si mënyrë jetese: historia e një sipërmarrësi që sfidon kufijtë

root Posted on 3 days ago 0
Product Catalog Website (1)
6 min read
  • Diaspora Shqiptare

Nga Korporata te Ndikimi Global: Si Xhoana Sylaj Krijoi një Platformë që Fuqizon Profesionistët në Mbarë Botën

root Posted on 6 days ago 0
revista

Ndoshta nuk keni pare...

Black Purple Gradient Modern Minimalist Modern Web Development Presentation
3 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Valbona dhe Restoranti Syrtaki: Historia e një Sipërmarrjeje të Suksesshme në Gjermani

root Posted on 2 hours ago 0
Copy of Product Catalog Website
10 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

AI, Fintech dhe Rritja e Biznesit në Evropë – Intervistë Ekskluzive me Anatoly Shkareda

root Posted on 2 days ago 0
baner xhersi
6 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Aventura si mënyrë jetese: historia e një sipërmarrësi që sfidon kufijtë

root Posted on 3 days ago 0
Product Catalog Website (1)
6 min read
  • Diaspora Shqiptare

Nga Korporata te Ndikimi Global: Si Xhoana Sylaj Krijoi një Platformë që Fuqizon Profesionistët në Mbarë Botën

root Posted on 6 days ago 0
Copyright © | MoreNews by AF themes.