Skip to content
Bloconomy

Bloconomy

Primary Menu
  • Entrepreneur
  • Expo BLOconomy
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Diaspora Shqiptare
  • Food for thought
  • PODCASTS
  • GEN E
  • Bli Revisten
  • Home
  • Entrepreneur Club
  • ULTRA POST-Partneri juaj i besuar në çdo dërgesë
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

ULTRA POST-Partneri juaj i besuar në çdo dërgesë

root Posted on 11 hours ago 3 min read
ultra post

Vite më parë, teksa tregtia elektronike hodhi rrënjët e para në Shqipëri, lindi nevoja për krijimin e një partneri të ri postar, të cilët në atë kohë ishin të paktë në numër në vendin tonë. Në këto rrethana, nga një biznes i vogël që u krijua kur tre kompani postare,vendosën të bashkonin forcat, lindi ajo që sot është një nga emrat më të besuar në tregun e shpërndarjes në territorin shqiptar dhe jo vetëm.

Ashtu si vetë emri Ultra, që në fillesat e saj premtoi një standard të ri në tregun postar shqiptar dhe një përmbledhje të të gjitha shërbimeve në një. Duke krijuar kështu facilitete për bizneset fizike dhe ato online në të gjithë territorin shqiptar dhe më gjerë.

5 vite në treg

Sot, Ultra ka 5 vite në treg dhe është partneri më i besuar i të gjithë bizneseve të vogla e të mëdha. Shumë prej tyre, teksa projektonin ëndrrat për të krijuar një biznes me shitje online për klientët, ndoshta nuk do ta kishin menduar se bashkëpunëtori i tyre më i besueshëm do të ishte një kompani postare si Ultra.

Por çfarë e bën ULTRA-n ndryshe nga kompanitë e tjera në treg? Teksa përmendet emri i kompanisë, gjëja e parë që të vjen në mendje është puna e palodhur ndër vite që ka bërë që ULTRA të ndërtojë reputacionin e saj mbi besueshmërinë, teknologjinë moderne dhe përkushtimin ndaj klientit. Çdo ditë, mijëra dërgesa transportohen në mënyrë efikase falë një infrastrukture të avancuar dhe një stafi të trajnuar profesionalisht.

Standard  shërbimi

Mbajtja lart e standardit të shërbimit ka qenë gjithmonë qëllimi kryesor i kompanisë. Ajo që e ka bërë ULTRA-n të rritet ndër vite janë padyshim njerëzit , një ekip i ri, energjik, por edhe besnik ndaj kompanisë, të cilët prej vitesh kanë qëndruar në shërbim të çdo biznesi, çdo klienti dhe çdo pakoje. Kompania ka krijuar një infrastrukturë që bën të mundur që distancat të mos jenë më pengesë, por thjesht një rrugë që duhet përshkuar.

Por Ultra Post nuk është vetëm një partner logjistik kombëtar. Sot, ULTRA po kthehet në një çelës të rëndësishëm për të hapur dyer të reja, jo vetëm në Ballkan, por edhe më tej në Evropë dhe në botë. Operatorët ndërkombëtarë kanë hyrë vitet e fundit fuqishëm në tregun shqiptar, duke bërë që kompania ULTRA C.E.P të ofrojë shërbime të reja si proceset doganore, transportet ndërkufitare dhe një koordinim më të shpejtë të dërgesave brenda dhe jashtë territorit tonë. Kjo ka rritur ndjeshëm dorëzimet në kohë reale, fleksibilitetin dhe automatizimin e çdo procedure në kompani.

Me ndryshimet e vazhdueshme që po përjeton tregu çdo ditë, ULTRA ka treguar se është e aftë të përballojë çdo sfidë që i del përpara. Çdo sfidë është kthyer në një eksperiencë të vlefshme që i shërben kompanisë për t’u rritur dhe për t’u lidhur gjithnjë e më shumë me njerëzit dhe bizneset në të gjithë botën.

Sepse në fund, çdo pako nuk është thjesht një dërgesë , është një histori, një biznes, një besim i vendosur në duart e duhura.

Dhe ULTRA është këtu për ta çuar atë histori aty ku duhet, në kohën e duhur. 

About the Author

root

Administrator

Visit Website View All Posts

Post navigation

Previous: Uji i Pastër në Shtëpi: Një Investim i Vogël për një Jetë më të Shëndetshme

Related Stories

oferte xheni vata
3 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Uji i Pastër në Shtëpi: Një Investim i Vogël për një Jetë më të Shëndetshme

root Posted on 4 days ago 0
frontera
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

“Frontera” gjigandi i estetikës që po pushton Shqipërinë

root Posted on 1 week ago 0
642369568_18192041278357115_4182946863393910604_n
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Produktiviteti, Ekonomia dhe Teknologjia – Reflektime nga Takimi i Entrepreneur Club me Neritan Sejamini

root Posted on 3 weeks ago 0
revista

Ndoshta nuk keni pare...

ultra post
3 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

ULTRA POST-Partneri juaj i besuar në çdo dërgesë

root Posted on 11 hours ago 0
oferte xheni vata
3 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Uji i Pastër në Shtëpi: Një Investim i Vogël për një Jetë më të Shëndetshme

root Posted on 4 days ago 0
frontera
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

“Frontera” gjigandi i estetikës që po pushton Shqipërinë

root Posted on 1 week ago 0
642369568_18192041278357115_4182946863393910604_n
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Produktiviteti, Ekonomia dhe Teknologjia – Reflektime nga Takimi i Entrepreneur Club me Neritan Sejamini

root Posted on 3 weeks ago 0
Copyright BLOconomy © | MoreNews by AF themes.