Skip to content
Bloconomy

Bloconomy

Primary Menu
  • Entrepreneur
  • 40/40 EXPO
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Diaspora Shqiptare
  • Food for thought
  • PODCASTS
  • Startup
  • Bli Revisten
  • Home
  • 40 Under 40
  • Diaspora Shqiptare
  • Sokol Cili-sipërmarrësi shqiptar në Gjenevë dhe Dubai
  • Diaspora Shqiptare

Sokol Cili-sipërmarrësi shqiptar në Gjenevë dhe Dubai

root Posted on 2 years ago 2 min read
kreativa Sokol

Njihuni me Sokol Cili, sipërmarrësi shqiptar në Gjenevë dhe Dubai

Rrugëtimi im në biznesi ka nisur që në moshë të vogël, duke shitur edhe frutat e baçes që në moshë 5 vjeçare. Por biznesi tamam ka qenë më moshën 18- vjeçare, ku arrita të bind prindërit që të linim shtëpinë ku jetonim për ta kthyer atë në Bar-Kafe, dhe mbi të gjitha të merrnin 40,000 dollar kredi si investim fillestar për ta nisur biznesin. Fati im ishte që isha lindur dhe rritur në një vilë afër Piramidës, dhe këtë pjesë e kisha pak të thjeshtë. Kjo ishte lë të themi “pika e kthesës”, pas këtij investimi u zgjeruam më tej duke shkuar në Restorant, pastaj distribucion vere, kafe, etj. Kjo histori e investimit në shërbime e pati jetëgjatësinë 10-vite.

Më pas vendosa të hap një studio ligjore, duke u marr me zgjidhjen e problemeve të disa personave të ndryshëm (klientëve). Ky biznes, më pas më lidhi akoma më shumë me pronat. Dhe sot kam gati 8 vite me një kompani real-estate “Falcon RealEstate” dhe ne Gjenevë “Falcon Group International”. Ndërkohe prej 3-vitesh jemi në Dubai me Premium International Real Estate.

Sfidat më të mëdha janë ato që kam pasur me veten time. Biznesin e kam mësuar me konceptin “learning by doing” pasi në atë kohë, nuk ka “ekzistuar koncepti i mentorit” për të të mësuar disa rrugë mbi të cilat mund të ecësh.

Ndërsa në biznes, sfida më e madhe ka qenë një biznes që nisa me Kinë në fushën minerale, më pas e spostova vëmendjen e investimin në Gjenevë për të vijuar më pas në Dubai.

Nëse do flasim për strategji për tu future në treg, në pjesën më të madhe të rasteve i kam besuar “instinktit prej sipërmarrësi”. Por patjetër që e kam bërë një “desk research” përpara sesa të vendosja të investoja në një industri apo edhe në shtete të ndryshme.

Ndërsa strategjia për të përmirësuar suksesin e biznesit, jam gjithmonë i parimit të investimit në njerëz, disipline dhe pikën mbi “I” do ta vendosja tek pasioni. Pasi gjërat që bëhen me pasion bëhen më mirë dhe bëhen ndryshe krahasuar me bizneset e tjera.

Vlenë për tu theksuar edhe fakti që gjatë 2020, kam qenë Drejtor Ekzekutiv i SWISSA.

🎙️Për të mësuar më shumë mbi historinë e Sokol, në sipërmarrje na ndiqni në vijim në pocastin që do të jetë se shpejti online në youtube të BLOconomy dhe në Spotify Albanian entrepreneurs

YT: https://www.youtube.com/@bloconomyalbania758/playlists

Spotify: ALBANIAN ENTREPRENEURS

🌐Nëse je ose njeh një sipërmarrës nga Diaspora shqiptare nominoje në link-un në vijim: https://tinyurl.com/3c9tpb3s

About the Author

root

Administrator

Visit Website View All Posts

Post navigation

Previous: Fatjon Selimaj-NJIHUNI ME ANËTARËT E ENTREPRENEUR CLUB
Next: Denis Zoi-NJIHUNI ME ANËTARËT E ENTREPRENEUR CLUB

Related Stories

Product Catalog Website (1)
6 min read
  • Diaspora Shqiptare

Nga Korporata te Ndikimi Global: Si Xhoana Sylaj Krijoi një Platformë që Fuqizon Profesionistët në Mbarë Botën

root Posted on 5 days ago 0
hako
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club 18 Dhjetor Antonela Hako

root Posted on 2 weeks ago 0
Gray White and Blue Modern Services Instagram Post (Website)
3 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Koço Kokëdhima Entrepreneur Club 18 Dhjetor

root Posted on 2 weeks ago 0
revista

Ndoshta nuk keni pare...

Copy of Product Catalog Website
10 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

AI, Fintech dhe Rritja e Biznesit në Evropë – Intervistë Ekskluzive me Anatoly Shkareda

root Posted on 2 days ago 0
baner xhersi
6 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Aventura si mënyrë jetese: historia e një sipërmarrësi që sfidon kufijtë

root Posted on 3 days ago 0
Product Catalog Website (1)
6 min read
  • Diaspora Shqiptare

Nga Korporata te Ndikimi Global: Si Xhoana Sylaj Krijoi një Platformë që Fuqizon Profesionistët në Mbarë Botën

root Posted on 5 days ago 0
Blue Corporate Merry Christmas Tree Happy New Year Card
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Gift Cards të Personalizuara për Bizneset – Dhurata më e Bukur për Stafin në Fundvit

root Posted on 6 days ago 0
Copyright © | MoreNews by AF themes.