Si CEO i biznesit suaj, me siguri po mendoni për të investuar në “Brendin tuaj Personale”, por po hezitoni.
Si anëtar i Gjeneratës X, i cili shpesh quhet “gjenerata e harruar“, nuk jeni rritur me një celular në dorë dhe nuk keni zhvilluar zakonin e ndarjes së çdo mendimi dhe të gjitha kanalet tuaja të komunikimit në internet. Shumë prej liderëve me të cilët flasim hezitojnë të dalin në syrin e publikut sepse nuk kanë dëshirë për vëmendjen. Përkundrazi, ata duan të përqendrohen në ndërtimin e një biznesi me “class” botërore, zgjerimin e ekipeve dhe frymëzimin e kulturave organizative.
- Rëndësia e brendit personale për liderët modernë
Bota në të cilën jetojmë ka ndryshuar. Fshehja pas perdeve të shprehura të bizneseve tona nuk është më një opsion. Hulumtimet tregojnë se pothuajse 50% e “Millennials “ presin që CEO-të të flasin, dhe ky numër po rritet nga viti në vit. CEO-të që “heshtin” rrezikojnë kritika nga punonjësit, media dhe sigurisht klientët. Studimi i Barometrit të Besimit të EDELMAN tregoi se punonjësit prisnin që punëdhënësit e tyre të merrnin qëndrim në një varg çështjesh shoqërore, duke përfshirë hezitimin për vaksinën (84%), ndryshimet klimatike (81%), automatizimin (79%) dhe racizmin (79%), etj.
Drejtuesi Ekzekutiv i MERCK ka folur për padrejtësinë racore. Dhe Drejtuesi Ekzekutiv i WALMART mori një qëndrim në lidhje me kontrollin e armëve. Pavarësisht nëse presioni gjenerohet brenda apo jashtë, nevoja për të pasur një profil publik më të dukshëm është më e pranishme për ju se kurrë më parë. Dhe me siguri vjen me një mori rreziqesh për të zbutur. “Gjyqi i opinionit publik” mund të jetë e pamëshirshme kur bëhet fjalë për çështje të nxehta.
- Pozicionimi i Brendit
Pozicionimi i një Brendi personale është zakonisht një reflektim thelbësor i:
- Besimit;
- Vlerave;
- Tipareve.
Nëse keni zbuluar qëllimin tuaj, PSE-në në terma të Simon Sinek, pyetja që duhet të bëni është: PSE kjo është ai PSE-ja juaj?
- Çfarë të bëni më pas
Ky është vetëm hapi i parë. Me gjasë është pjesa më e vështirë e enigmës së brendit, por është ajo që ju lejon të përshtatni të gjitha pjesët e tjera të arkitekturës së markës personale. Para se të dilni në vëmendje, do t’ju duhet të keni qartësi mbi:
Përshkruesit e brendit: Si dëshironi të perceptoheni?
Zëri i brendit: Si dëshironi të dëgjoheni, si në mënyrë dixhitale ashtu edhe jashtë linje?
Shtyllat e përmbajtjes: Me cilat tema dëshironi të lidheni më shumë dhe nga cilat tema dëshironi të largoheni?
Historia e CEO-së: Kanë ikur ditët e biografive të mërzitshme që askush nuk donte t’i shkruante, lëre më t’i lexonte ato. Hulumtimet tregojnë se rrëfimi i historive ndihmon në çlirimin e kortizolit, dopaminës dhe oksitocinës në tru — të gjitha kimikate që forcojnë lidhjen njerëzore, empatinë dhe përgjigjen emocionale. Zëvendësoni biografinë tuaj që tingëllon korporative me një rrëfim. Do ta përdorni pjesë të saj për profilin tuaj në rrjetet sociale dhe kur të prezantoheni në evente.
Në vijim mund të lexoni shkrimin e përshtatur: https://www.entrepreneur.com/leadership/why-personal-branding-is-crucial-for-ceos-in-todays-world/468320