Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

Paketa Fiskale 2027: çfarë ndryshon për biznesin dhe si duhet të përgatitemi

Më 5 nëntor, në Hilton Garden Inn Tirana, BLOconomy zhvilloi takimin e radhës të Entrepreneur Club. Tema ishte Paketa e re Fiskale 2027 dhe ndikimi i saj te sipërmarrjet shqiptare.

Panelistë ishin Fatmir Kazazi, ekspert dhe themelues i Kazazi Consulting, dhe Klodian Muço, ekspert. Ata analizuan ndryshimet kryesore të propozuara dhe iu përgjigjën drejtpërdrejt pyetjeve të sipërmarrësve.

Ndryshimet që prekin më shumë biznesin:

  • Tatimi mbi dividentin: nga 8% në 15%
  • TVSH standarde: nga 20% në 21%
  • TVSH për akomodimin dhe turizmin: nga 6% në 10%
  • TVSH për ushqimet bazë: nga 20% në 6%
  • Pragu i regjistrimit në TVSH: nga 10 në 5 milionë lekë xhiro

Diskutimi u përqendrua te tri pyetje:

  1. Çfarë ndryshon konkretisht në tatime dhe në administrimin e tyre?
  2. Si preken çmimet, likuiditeti dhe vendimet e biznesit?
  3. Çfarë sqarimesh dhe ndryshimesh duhet të kërkojnë shoqatat e biznesit?

Një nga mesazhet kryesore të mbrëmjes ishte se masat janë ende propozime. Prandaj ka ende kohë që komuniteti i biznesit të japë propozime, sidomos për aktet që do të hartohen në zbatim të ligjeve.

Faleminderit panelistëve për analizën profesionale dhe të gjithë sipërmarrësve për pyetjet dhe diskutimin e hapur. Takime si ky tregojnë pse Entrepreneur Club ekziston: që sipërmarrësit të marrin informacion të qartë dhe të mos i përballojnë vetëm ndryshimet që prekin biznesin e tyre.

Të interesuar të bëheni pjesë e takimeve të ardhshme? Mësoni më shumë për anëtarësimin: bloconomy.al/entrepreneur-club

#EntrepreneurClub #BLOconomy #PaketaFiskale2027 #Tatime #TVSH #Biznes #Sipërmarrje #Albania