$

40 Under 40

Projekti “40 under 40” organizuar nga BLOconomy dhe Wood World Albania synon të promovojë 40 sipërmarrësit më të suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Revista

Revista e vetme në rajon që promovon dhe rendit 40 sipërmarrësit më të suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Entrepreneur Club

BLOconomy ka hapur thirrjen për aplikimin në Entrepreneru Club për periudhën kohore 2023-2024

About us

Rrjeti me i madh i sipërmarrësve në rajon, takohen ne “BLOconomy”

Voto 40/40

Votimi online ka peshe 10% ne totalin e vleresimit te sipermarresve te nominuar ne “40 under 40” 

Contact us

Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit voluptatem accusantium doloremque laudantium, totam rem aperiam.

NJIHUNI ME BOARD MEMBER TË PROJEKTIT “40 UNDER 40” EDICIONI III

December 6, 2023

Z. Artan Hoxha

Artan Hoxha është ekspert i pavarur me aktivitet mbi 25 vjeçar, si konsulent individual apo i ekipeve të ngritura nga Instituti për Studime Bashkëkohore, në projekte të ndryshme në kuadrin e reformave të kryera nga qeveria shqiptare, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, në fushat e zhvillimit ekonomik e social si dhe të demokracisë e shtetit ligjor.

Në veçanti Hoxha ka kontribuar si ekspert kyç dhe/ose drejtues ekipi në reformat e lidhura me përmirësimin e mjedisit rregullator të të bërit biznes e që konkluduan me reduktimin e rregullave të tepërta, lejeve e licencave të panevojshme, ngritjen e QKR në 2006, QKB në 2009, riorganizimin e inspektorateve administrative dhe ngritjen e Inspektoratit Qëndror në 2011 si dhe me ngritjen dhe fillimin e aktivitetit të sistemit të gjykatave administrative në 2013.

Nga tetori 2014 deri në qershor 2023 Hoxha u angazhua me dedikim total në drejtimin dhe administrimin e Tirana Business University College (TBU), shkollë kjo e lartë, e fokusuar në fushën e biznesit, e që përmes parimit “pak e saktë” përgatit administrator dhe jurist biznesi, së fundimi edhe në TIK, duke kombinuar njëherazi procesin akademik në shkollë me formimin profesional në punë apo praktikë të studentëve.

Herët në vitet 90, fill pas diplomimit në Inxhinieri të Shpimit të Puseve në fakultetin e Gjeologjisë së UT e kur sapo kishte nisur studimet doktorale, Hoxha u aktivizua në lëvizjen studentore, më pas në themelimin e degës së PD-së në Durrës dhe kryetar i parë i zgjedhur i saj në shtator 1991, Ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me jashtë në prill 1992 deri nëntor 1993, Drejtor Agjensisë Kombëtare të Privatizimit në dhjetor 1993 deri Janar 1994. Pasi ndërpreu angazhimin politik, në vitet 1994-1995 Hoxha kreu studime pasuniversitare Master në “Ekonomiksi i Energjisë dhe Mjedisit” në shkollën Enrico Mattei të Grupit ENI, në Milano, Itali.

Artan Hoxha ka aktivitet të vijueshëm mediatik që herët në vitet 2000 dhe i shpreh sistematikisht opinionet e veta politike në debatet televizive dhe në shtypin e shkruar. Përvoja e pasur profesionale e jetësore dhe formimi i plotë akademik e kanë ndihmuar të spikasë si opionionist me informacion të saktë dhe analiza të thella në temat politike si dhe në ato ekonomike apo institucionalo-ligjore.

Artan Hoxha është bashkëshorti i Ogertës dhe babai i Patricias.

📌 Nominimet vazhdojnë të jenë ende të hapura. Nomino një sipërmarrës të suksesshëm në likun në vijim:

👉https://docs.google.com/forms/d/1dnmlMtyBSohxpqm8wryGa28E4NbMujtDhbzfPvCWHec/edit

@wood_world_albania #40under40 #shqiperi #kosove #maqedoniaeveriut

root