Cili ka qenë momenti kyç që ju shtyu të largoheshit nga korporata dhe të ndërtonit Diva’s Dialogue?
Kisha shkruar më përpara një libër që quhet “Diva’s Dialogue”, i cili kishte të bënte me dating dhe këshilla për marrëdhëniet, dhe doja ta promovoja në rrjetet sociale. Puna ime ishte bërë shumë toksike dhe po përdornin teknika nga më të shëmtuarat që të largohesha vetë, pasi kompania kishte probleme financiare.
Në të shkuarën, nëse një punë nuk më shërbente, largohesha. Por nuk mund të largohesha përgjithmonë—dy javët e para çdo kompani është fantastike.
Fillova të shkruaja me shumë pasion për çdo gjë që po ndodhte. Po analizoja veten, kolegët, situatat… Fillova të lexoja shumë rreth kësaj teme. Dhe njerëzit reaguan me po aq pasion sa unë. Çdo postim bëhej viral.
Nganjëherë, ti nuk e gjen qëllimin tënd. Qëllimi të gjen ty.
Cili ka qenë momenti kyç që ju shtyu të largoheshit nga korporata dhe të ndërtonit Diva’s Dialogue?
Kisha shkruar më përpara një libër që quhet “Diva’s Dialogue”, i cili kishte të bënte me dating dhe këshilla për marrëdhëniet, dhe doja ta promovoja në rrjetet sociale. Puna ime ishte bërë shumë toksike dhe po përdornin teknika nga më të shëmtuarat që të largohesha vetë, pasi kompania kishte probleme financiare.
Në të shkuarën, nëse një punë nuk më shërbente, largohesha. Por nuk mund të largohesha përgjithmonë—dy javët e para çdo kompani është fantastike.
Fillova të shkruaja me shumë pasion për çdo gjë që po ndodhte. Po analizoja veten, kolegët, situatat… Fillova të lexoja shumë rreth kësaj teme. Dhe njerëzit reaguan me po aq pasion sa unë. Çdo postim bëhej viral.
Nganjëherë, ti nuk e gjen qëllimin tënd. Qëllimi të gjen ty.
Në retrospektivë, çfarë do t’i tregonte Xhoana e sotme Xhoanës së ditës së parë të karrierës?
Si fillim, do t’i jepja një përqafim të ngrohtë dhe do t’i thoja:
“Të dua shumë. Jam shumë krenare për ty dhe kam besim tek ti.”
Do t’i thoja se të jesh empatike dhe e sjellshme, edhe kur kalon vështirësi, është fuqia më e madhe.
Kurrë mos lejo askënd të vrasë pafajësinë tënde.
Si dikush që dikur donte t’i pëlqente të gjithëve dhe nuk dinte të thoshte “jo”, do t’i thoja:
“Thuaj JO. Dhe syno të respektohesh, jo të pëlqehesh. Nëse të pëlqejnë të gjithë, nuk paguhesh sa duhet.”
Diva’s Dialogue u kthye në një komunitet global me mbi 150,000 njerëz. Si e ndërtuat këtë rritje dhe çfarë e dallon komunitetin tuaj?
Rritja erdhi nga një kombinim i storytelling-ut, humorit dhe të thënurit të së vërtetës troç, pa lajle-lule. Konsistenca ime dhe angazhimi i ndjekësve luajtën rol kyç.
Ajo që e dallon komunitetin është autenticiteti, të folurit hapur për tema delikate që pak njerëz i kishin prekur më parë, si dhe pasioni im i sinqertë për të sjellë ndryshim në mjedisin e punës.
Cili ka qenë mesazhi më i fortë që komuniteti ju ka kthyer mbrapsht?
Mesazhi më prekës erdhi nga njerëz nga e gjithë bota, të cilët nuk i kisha takuar kurrë, por që ndiheshin të parë nga puna ime.
Më shkruanin: “Ke ardhur si me porosi.”
Madje edhe njerëz në pension thoshin: “Ku ishe 20 vjet më parë?”
Këto mesazhe më shtynin të vazhdoja edhe në ditët kur ndihesha e pamotivuar. Aty kuptova se kjo është më e madhe se unë.
Cila është këshilla juaj për gratë që ndihen ‘të ngecura’ në karrierë?
Fillo vepro!
Kur qëndron në vend, ndihesh e ngecur.
Shumë njerëz presin pafundësisht…
Por Zoti thotë: “Më tako në gjysmë të rrugës.”
Askush nuk do vijë të të shpëtojë. Qartësia vjen gjatë rrugës—gjatë veprimit. Frika lind nga e panjohura:
“Po nëse dështoj?”
“Po nëse marr vendimin e gabuar?”
Të mos zgjedhësh, është zgjedhje.
Ajo që ke frikë mund të mos ndodhë kurrë. Por edhe nëse ndodh, urime—e stresove veten kot dy herë.
Për profesionistët që duan të rrisin prezencën online, cilat janë tre gabimet më të zakonshme?
a) Pritshmëritë e larta + inkonsistenca
Presin rezultate të menjëhershme dhe heqin dorë që në vështirësinë e parë.
Është maratonë, jo sprint.
b) Të mos qenurit autentik
Imitimi i “guru-ve”: funksionon për ta, por jo domosdoshmërisht për ty.
c) Ndjekja e trendeve pa strategji
Trendet shkojnë e vijnë. Kupto pse i ndjek dhe si të shërbejnë.
Sa e rëndësishme është autenticiteti në ndërtimin e një brandi personal?
Është një ndër pikat kryesore—nëse jo e para.
Ji vetvetja, sepse të tjerët janë të zënë.
Unë sugjeroj që autenticiteti të jetë strategjik: ta dish drejtimin ku po shkon dhe çfarë dëshiron të arrish.
Nuk ke pse të tregosh çdo gjë nëse nuk i shërben brandit.
Njerëzit nuk duan të dinë sa Matcha Latte pi ti në ditë.
Si ka qenë eksperienca juaj si mentor në ADPList dhe The Female Factor?
Më pëlqen shumë mentorimi dhe dua të jap mbrapsht sadopak. Mendoj se studentët e mi e vlerësojnë faktin që jam e drejtpërdrejtë. Sot vuajmë nga mungesa e feedback-ut, sepse kudo është “safe space”.
U them gjithmonë:
Puna ime varet nga veprimet që bëni ju. Nëse ju nuk veproni, unë lodhem kot.
Si histori suksesi, dua të përmend një vajzë 21-vjeçare nga Siria, që studion mjekësi, punon, merr pjesë në konferenca globale, angazhohet vullnetarisht dhe publikon kërkime shkencore. Ajo është etje e pastër për dije.
Ajo nuk ka nevojë për mua — dhe kjo më bën shumë krenare.
Vetëm dy gjëra i kam thënë:
-
Nëse të sulmojnë, vazhdo përpara. Je në rrugën e duhur.
-
Mos dëgjo ata që të thonë “Je shumë e re, ke kohë.”
Merita është e gjitha e saj.
Çfarë mund të na tregoni për librin tuaj të ri “The Office Underdog”?
Libri është një koleksion historish të shkurtra me mësime të vyera që vijnë nga eksperienca. Të udhëzon në çdo hap të karrierës: që nga kërkimi i punës, tek navigimi i politikave të brendshme, sabotimet, mungesa e vlerësimit, e deri tek mënyra se si të lësh punën me stil.
I mençuri mëson nga gabimet e të tjerëve.
Po drejt 2026-s, cilat projekte dëshironi të ndërtoni?
Dua që vendi i punës të jetë një mjedis që sjell kënaqësi.
Nëse di çfarë pune dëshiron të bësh, menaxhon kohën, vendos kufij dhe ke jetë jashtë punës — je on top.
Dua të zgjeroj punën si keynote speaker dhe të bashkëpunoj me më shumë kompani për të ndërtuar kultura më humane, të shëndetshme dhe produktive.
Kur punonjësit janë të lumtur, performojnë më mirë dhe kompania fiton më shumë.
Lidershipi është kyç. Njerëzit duhet të vijnë të parët, jo fitimet.
Mesazhi juaj për sipërmarrësit shqiptarë në diasporë?
Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një komunitet të fuqishëm.
Gjithçka që po kalon ti, e kanë kaluar ose po e kalojnë edhe dhjetëra të tjerë. Nuk ke pse i përballon vetëm.
Dhe mbi të gjitha, të kemi më shumë besim te njëri-tjetri.
Shpesh supozojmë më të keqen për tjetrin, sikur çdo person ka një qëllim të fshehtë.
Edhe nëse dikush të zhgënjen, siç thotë Mel Robbins:
“Let Them!”
