Skip to content
Bloconomy

Bloconomy

Primary Menu
  • Entrepreneur
  • Expo BLOconomy
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Diaspora Shqiptare
  • Food for thought
  • PODCASTS
  • GEN E
  • Bli Revisten
  • Home
  • Entrepreneur Club
  • Ndryshime të rëndësishme për pagesat cash dhe POS-et në biznese
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Ndryshime të rëndësishme për pagesat cash dhe POS-et në biznese

root Posted on 1 day ago 3 min read
Purple Pink Bold Neon Glow This or That - Instagram Post (Website)

Ndryshime të rëndësishme për pagesat cash dhe POS-et në biznese

Nga 1 janari 2026 hyjnë në fuqi ndryshimet e reja për përdorimin e parasë cash, me synim formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e transparencës financiare.

🔹 Sektori i turizmit dhe transportit
➡️ Detyrohen të pajisen me terminale POS deri më 30 maj 2026

🔹 Të gjitha bizneset e tjera
➡️ Afati për pajisjen me POS është deri më 31 dhjetor 2026

💶 Kufijtë e rinj për faturat cash
▪️ Biznes – Biznes (B2B): nga 150.000 lekë ➡️ 100.000 lekë
▪️ Biznes – Individ: lejohet pagesa cash deri në 500.000 lekë

📌 Qëllimi i këtyre ndryshimeve është ulja e përdorimit të parasë cash, rritja e pagesave elektronike dhe forcimi i kontrollit fiskal.

ℹ️ Bizneset këshillohen të informohen dhe të përgatiten në kohë për zbatimin e këtyre masave. 

Ndryshimet e reja ligjore në procedurat tatimore përcaktojnë reduktimin e pragut për pagesat me para në dorë ndërmjet bizneseve nga 150 000 lekë që është aktualisht në 100 000 lekë.

Ndryshimet gjithashtu përcaktojnë vendosjen e një kufiri prej 500 000 lekësh për transaksionet me para në dorë midis individëve dhe të vetëpunësuarve/tregtarëve. Aktualisht, ligji nuk parashikon një kufi të tillë. Vendoja e kufirit prej 500 000 lekësh është bërë bazuar në transaksionet ekzistuese dhe mbështetur edhe në eksperiencat e vendeve të tjera.

Nga të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 rezulton se pagesat me para në dorë vijojnë të mbeten të larta në ekonominë shqiptare. Rreth 46.4% e faturimeve mes bizneseve dhe 9.7% e vlerës së transaksioneve kryhen ende në cash, pavarësisht kufirit ligjor prej 150,000 lekësh. Ndërkohë, në marrëdhëniet mes bizneseve dhe individëve, 90.6% e faturimeve dhe 64.2% e vlerës së transaksioneve realizohen me para në dorë.

Në këtë kuadër, autoritetet fiskale po propozojnë detyrimin për pajisjen e çdo tatimpaguesi me terminale “POS” në çdo pikë shitjeje, sipas afateve të përcaktuara në ligj.

Përjashtim do të bëjnë vetëm subjektet që ushtrojnë aktivitet në zona pa mbulim interneti, ata që janë të përjashtuar nga lëshimi i faturës, si dhe individët e vetëpunësuar që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe nuk kanë më shumë se një vendndodhje të veprimtarisë.

Sipas projektit, strukturat akomoduese, sektori i transportit dhe institucionet publike duhet të pajisen me terminal POS deri më 30 maj 2026, ndërsa bizneset e tjera deri më 31 dhjetor 2026. Këto afate synojnë t’u japin tatimpaguesve kohë të mjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve dhe lehtësimin e procesit të implementimit.

Në mbështetje të kësaj nisme, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë masash për uljen e kostove të transaksioneve bankare dhe pajisjes me POS. Ndër to përfshihet ofrimi falas për 12 muaj i terminalit POS nga MasterCard, duke nisur nga 1 maji 2026, si dhe nxitja e zbatimit të rregullores së BE-së “Interchange Fee Regulation”, që kufizon tarifat bankare.

Sipas institucioneve financiare, këto masa do të ndihmojnë rritjen e përdorimit të pagesave elektronike, formalizimin e qarkullimit monetar dhe reduktimin e evazionit fiskal. 

 

Ky artikull është shkruar nga Erinda Myqefeli – themeluese e EM Consulting.  

About the Author

root

Administrator

Visit Website View All Posts

Post navigation

Previous: A jeni i Vetëpunësuar? Ja Çfarë Ndryshon në Deklarimin e të Ardhurave në 2026
Next: Davos 2026: Çfarë të presim, kush merr pjesë dhe si ta ndjekim

Related Stories

davos
3 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Davos 2026: Çfarë të presim, kush merr pjesë dhe si ta ndjekim

root Posted on 5 hours ago 0
Orange and Cream Modern Tax Consulting Presentation
1 min read
  • Entrepreneur Club
  • Food for thought

A jeni i Vetëpunësuar? Ja Çfarë Ndryshon në Deklarimin e të Ardhurave në 2026

root Posted on 2 days ago 0
website people
3 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Njerëzit bëjnë biznes me njerëz që i pëlqejnë

root Posted on 1 week ago 0
revista

Ndoshta nuk keni pare...

davos
3 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Davos 2026: Çfarë të presim, kush merr pjesë dhe si ta ndjekim

root Posted on 5 hours ago 0
Purple Pink Bold Neon Glow This or That - Instagram Post (Website)
3 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Ndryshime të rëndësishme për pagesat cash dhe POS-et në biznese

root Posted on 1 day ago 0
Orange and Cream Modern Tax Consulting Presentation
1 min read
  • Entrepreneur Club
  • Food for thought

A jeni i Vetëpunësuar? Ja Çfarë Ndryshon në Deklarimin e të Ardhurave në 2026

root Posted on 2 days ago 0
website people
3 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Njerëzit bëjnë biznes me njerëz që i pëlqejnë

root Posted on 1 week ago 0
Copyright BLOconomy © | MoreNews by AF themes.