Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

Kadri Morina-Guest Speaker #1 – Expo 40/40 – BLOconomy

🎤 Kadri Morina -Guest Speaker #1 – Expo 40/40 – BLOconomy
📅 16 Qershor 2025
📍 Tirana
Jemi krenarë të njoftojmë se i ftuari ynë i parë special në skenën e Expo 40/40 është një prej figurave më të njohur të biznesit shqiptar – Kadri Morina.
Një emër që përfaqëson vizionin, guximin dhe përkushtimin në botën e sipërmarrjes shqiptare. Kadri Morina është themelues i “Euro-Alba EA” dhe krijues i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank – ndër grupet më të rëndësishme në sektorin financiar dhe të sigurimeve në vend. Me një karrierë që kap dekada dhe investime në ndërtim, kulinari, turizëm dhe kulturë, Morina mbetet një nga shembujt më të fuqishëm të suksesit afatgjatë dhe ndikimit shoqëror përtej biznesit.
🛍️ Dëshiron të jesh pjesë e panairit më të madh për promovimin e bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare në kuadër të 40/40?
📩 Apliko tani për të ekspozuar produktet, shërbimet dhe idetë e tua në një event që sjell bashkë sipërmarrës, investitorë, media dhe partnerë strategjikë!
🔗 link i aplikimit: https://bloconomy.al/40-40-expo/ ose Na shkruani në DM për më shumë info