Skip to content
Bloconomy

Bloconomy

Primary Menu
  • Entrepreneur
  • 40/40 EXPO
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Diaspora Shqiptare
  • Food for thought
  • PODCASTS
  • Startup
  • Bli Revisten
  • Home
  • 40 Under 40
  • Endrit Yzeiraj-ky edicioni i BLOconomy përmban një mesazh: që e ardhmja është këtu, e ndërtuar nga vizionarë të rinj…
  • 40 Under 40

Endrit Yzeiraj-ky edicioni i BLOconomy përmban një mesazh: që e ardhmja është këtu, e ndërtuar nga vizionarë të rinj…

root Posted on 4 months ago 2 min read
endriti web

Endrit Yzeiraj- Board Member 

Zëvendësministër në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme 

Është kënaqësi të kem mundësi të vlerësojë sërish arritjet e 40 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 40 vjeç nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut—gra dhe burra të guximshëm, të cilët me vizionin, përkushtimin dhe energjinë e tyre po formësojnë ekonominë e së nesërmes.

Në një kohë kur rajoni ynë përballet me sfida, por edhe me mundësi të reja, janë pikërisht bizneset e reja që po marrin rolin e promotorëve të inovacionit teknologjik, të krijimit të vendeve të reja të punës, dhe të nxitjes së një zhvillimi ekonomik më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Ato nuk janë më thjesht përjashtim, por po kthehen në një shtyllë thelbësore të transformimit ekonomik të shoqërive tona.

Këta sipërmarrës të rinj kanë ditur të identifikojnë boshllëqet në treg, të krijojnë zgjidhje të zgjuara, dhe t’i kthejnë idetë në biznese funksionale që gjenerojnë vlera të reja. Janë ata që kanë sjellë teknologji të reja, qasje të freskëta ndaj menaxhimit dhe modele të qëndrueshme të zhvillimit, duke vendosur një standard të ri për të bërit biznes në vendet tona.

Por përtej kontributit ekonomik, këto biznese luajnë edhe një rol strategjik në procesin e integrimit evropian. Duke hyrë tashmë në tregjet evropiane, duke respektuar standardet e BE-së dhe duke konkurruar denjësisht me kompanitë ekzistuese, ato po ndihmojnë që Shqipëria dhe rajoni ynë të mos jenë thjesht vende që presin integrimin, por që po e jetojnë atë në praktikë. 

Për më tepër, me natyrën e tyre të hapur, me bashkëpunimet ndërkombëtare dhe me vizionin ndërkufitar, këto kompani po krijojnë ura të reja njerëzore dhe profesionale me shtetet anëtare të BE-së.

Janë pikërisht këto ura që e bëjnë procesin e integrimit të pakthyeshëm – sepse nuk ndërtohet vetëm përmes ligjeve dhe marrëveshjeve, por edhe përmes njerëzve që punojnë bashkë, ndërtojnë bashkë dhe besojnë në një të ardhme të përbashkët.

Prandaj sot, më shumë se një celebrim, ky edicioni i BLOconomy përmban një mesazh: që e ardhmja është këtu, e ndërtuar nga vizionarë të rinj, me rrënjë në këtë tokë por me sy drejt botës.

Urime të gjithë finalistëve – dhe ju faleminderit që po i jepni formë një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne.

About the Author

root

Administrator

Visit Website View All Posts

Post navigation

Previous: Xheni Vata – Kur sipërmarrja lind nga vëmendja ndaj gjërave thelbësore
Next: Ardita Bonatti-RISE: Fuqizimi i Gjeneratës së Re të Sipërmarrësve në Rajon

Related Stories

Copy of Product Catalog Website
10 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

AI, Fintech dhe Rritja e Biznesit në Evropë – Intervistë Ekskluzive me Anatoly Shkareda

root Posted on 2 days ago 0
baner xhersi
6 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Aventura si mënyrë jetese: historia e një sipërmarrësi që sfidon kufijtë

root Posted on 3 days ago 0
Blue Corporate Merry Christmas Tree Happy New Year Card
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Gift Cards të Personalizuara për Bizneset – Dhurata më e Bukur për Stafin në Fundvit

root Posted on 6 days ago 0
revista

Ndoshta nuk keni pare...

Copy of Product Catalog Website
10 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

AI, Fintech dhe Rritja e Biznesit në Evropë – Intervistë Ekskluzive me Anatoly Shkareda

root Posted on 2 days ago 0
baner xhersi
6 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Aventura si mënyrë jetese: historia e një sipërmarrësi që sfidon kufijtë

root Posted on 3 days ago 0
Product Catalog Website (1)
6 min read
  • Diaspora Shqiptare

Nga Korporata te Ndikimi Global: Si Xhoana Sylaj Krijoi një Platformë që Fuqizon Profesionistët në Mbarë Botën

root Posted on 5 days ago 0
Blue Corporate Merry Christmas Tree Happy New Year Card
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Gift Cards të Personalizuara për Bizneset – Dhurata më e Bukur për Stafin në Fundvit

root Posted on 6 days ago 0
Copyright © | MoreNews by AF themes.