Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

Endrit Yzeiraj -Guest Speaker #3 – Expo 40/40 – BLOconomy

Endrit Yzeiraj –Guest Speaker #3 – Expo 40/40 – BLOconomy

 16 Qershor 2025, Tirana (Hotel Rogner Tirana, Salla Antigonea 1 & 2)

Endrit Yzeiraj është anëtar i Bordit të BLOconomy, ai mban postin e Zëvendësministër në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nga viti 2011 në vitin 2016 ka punuar pranë Departamentit të Kërkimeve Ekonomike në Bankën e Shqipërisë. Fokusi i studimeve dhe analizave kanë qenë inflacioni dhe ciklet makroekonomike, tregtia, çmimet e banesave, dhe rritja afatgjatë në vendet në zhvillim. Nga viti 2012 është bashkëthemelues i Ekon.al, i pari blog ekonomik në gjuhën shqipe.

Nga viti 2016 ne 2023 ishte Menaxher për Monitorimin dhe Vlerësimin e Projekteve pranë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Puna e tij fokusohej në ngritjen e indikatorëve dhe bazës së të dhënave si dhe në analizat statistikore dhe mikro-ekonometrike për të vlerësuar efektivitetin e projekteve.

Nga marsi 2023 emërohet si Zëvendësministër përgjegjës për Zhvillimin Ekonomik në ish-Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë e më pas në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në shtator 2024 emërohet si Zëvendësministër përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme.

 Link i aplikimit: https://bloconomy.al/40-40-expo/ ose Na shkruani në DM për më shumë informacion.