Nga sporti në biznes — historia e një të riu që po e kthen adrenalinën në përvojë për të tjerët
-
Si lindi pasioni juaj për sportin dhe si ju formoi përvoja në taekwondonë mënyrën si e shihni jetën dhe biznesin sot?
Interesi per sportin e taekwondose me nisi ne moshen 10 vjec ku afer shtepise time u hap nje ekip, jemi rritur duke par filmat e Van Damit dhe ka qene gjithnje qe ato levizje ti kthenim ne realitet (ndryshe nga ditet e sotme ato kanqe qene lojrat e femijerise time te imitonim kecin dhe filmat) pasi u regjistrova qe femi kuptova qe isha ne vendin e duhur me nje trainer te mrekulleshem I cili dha kontribut te jashtezakonshem per te arritur suksesin e perbashket. Parimet qe kam mesuar ne sport jane nje baze e pa lekundshme edhe ne biznes, mesova te jem fair play, te ndertoj mardhenie pune korrekte si dhe te respektoj konkurentet e mi..
-
Cili ishte momenti që ju bëri të kalonit nga sporti drejt sipërmarrjes — si lindi Adventure Point Albania?
Kundershtari me I madh I nje atleti nuk eshte kundershtari ne fushen e lojes por vetja e tij. Eshte nje sfide a pa fundme, duhet te mesosh te kesh kontroll absolut mbi nevojat e tua, emocionet e tua dhe qellimeve qe ti ke, madje duhet te kuptosh dhe piken e llastimit e ti thuash vetes: “Hajde tani po ankohesh kot, vlerso cfar ke e puno per cfar do te arrish” por nje dite kete lufte e humba me veten per shkak te shum faktoreve direkt e indirekt. Jam rritur me endren qe nje dite nga produkt te kthehem ne fabrike per te krijuar prodktet e mia dhe gjeta formen te kthehem prap ne sport por ne nje forme tjeter, ate te trainerit.
Adventure Point Albania nisi nga nje passion tjeter I imi per jeten outdoor, pas shum viteve dhe eksperiencave ne hiking, mountain biking, camping, off roading dhe duke par sektorin e turizmit qe eshte ne rritje mendova qe eshte momenti I duhur per tu future ne kete treg. Nisem nga askundi dhe mesuam autodiktakt, istikti dhe formimi sportive me dhan nje shhtytje shume te mire per tu pershtatur ne kete treg.
-
Për ju personalisht, çfarë do të thotë “aventurë” — adrenalinë, liri, përballje me frikën apo diçka më e thellë?
Per mua aventure eshte menyre e te jetuari, eshte substance e cila krijon varesi e mungesa e saj te fut ne nje gjendje agonie, parehatie me veten sa dhe shpesh here behesh I pa kendshem dhe per njerzit qe ke afer. Aventure per mua eshte guximi per te eksploruar shtigje te reja, mundesi te reja madje shpesh here kete aventure e jetojm edhe ne jeten e perditshme por thjesht ne nuk e kuptojme, e gjejme tek zgjedhjet e dyzuara qe bejme dhe pasiguria e vazhdueshme kur shkelim te a njohuren. Kerkon disipline dhe vetbsim qe kjo ndjesi mos te te gerryej perbrenda por te kesh te mundesh ta meaxhosh, te jesh rehat edhe ne pa rehatine tende me te madhe!!
-
Cilat janë disa prej aktiviteteve më të veçantaqë ofron Adventure Point dhe si e ndryshojnë ato mënyrën si turistët përjetojnë Shqipërinë?
Ne jemi kompania e pare qe ofrojme shebimin e jahteve llukzos ne qytetin e Durresit esht nje product I vecante por jo ne nivelet qe duhet te jete, une besoj fort qe kerkesen duhet ta stimulosh nuk mundet qe kerkesa thjesh te lind nga askundi.
Produkti yne me I pelqyer eshte Safari tour dhe ATV Tour te cilet te dy jane produkte shume te pelqyeshme. U jep mundesine turisteve te eksplorojne Shqiperine ne nje dimension komplet tjeter. Ta prekin natyren nga afer me mjetet me komode, me nje staf te sigurte e te marin informacione nga guidat tona te pergatitura. Turisti nukmbetet vetem ne shezllon bregut detit e te konsumoj ushqim ne restorant.
-
Si ka ndikuar përvoja juaj si sportist në mënyrën si drejtoni ekipin tuaj sot — disiplina, përqendrimi, përkushtimi?
Investimi im me I madh pa dyshim jane vietet dhe eksperienca si sportiest, me ka kalitur durimin, me ka mesuar te pranoj disfata por me ka mesuar qe gjithcka eshte mesim, eshte pjese e rrugetimit. Me ka mesuar qe te kem disiplin ne gjithcka qe une I ve prioritet pavarsisht se shpesh her na duhet te navigojme ne te panjohuren. Respekti per veten dhe kundershtarin eshte virtyt, eshte shembulli I nje simbioze perfekte. Perpiqem qe une dhe stafi im tia trasmetojme femijeve qe praktikojne ne ekipin tone.
-
Cila ka qenë sfida më e madheqë keni përballuar gjatë ndërtimit të biznesit dhe si e keni tejkaluar?
E pa njohura eshte mister, me kujtojet kur shkova te blej tapetin e pare te taekwondose isha 20 vjec dhe I thoja vetes je akoma ne kohe te terhiqesh e duart I kisha me djerse te ftohta, sa krenar jam per ate moment qe I thash vetes frikacak maksimumi sdo te eci e do ta shesesh prap se e provove nuk humbe.
-
Turizmi aventuresk po rritet çdo vit — çfarë mendoni se e bën Shqipërinë unike për këtë lloj përvoje?
Mendoj qe shum shpejt turizmi ne Shqipri do te stabilizohet dhe nuk do ket me rritjen qe ka pasur kto vitet e fundit. Mendoj qe jemi shum me fat qe kemi qen nje vend I pa ekploruar per europen dhe tani Europa afrohet te na shoh nga afer e ne me krenari tu tregojme per venidin tone. Ajo qe turistet vlersojne eshte koha qe ne u kushtojme duke biseduar per vendin tone, traditat tona dhe disponibiliteti qe kemi per te bere biseda nga me te ndryshmet. Shum shpejt Shqipria do kthehet si Greqia e Kroacia ku mer sherbimin te thuhet vetem mirmengjes si mund tju sherbej, faleminderit dhe mirupafshim por askush nuk ka kohe dhe kurjozitet te shtroj nje bisede me nje turisht.
-
Si arrini ta ruani sigurinë dhe profesionalizmin në një fushë ku çdo aktivitet lidhet me risk fizik dhe përgjegjësi?
Trajnimi I stafit eshte shume I rendesishem, te gjithe duhet te dijne cfar duhet te bejne ne momente te caktuara. Prioriteteti eshte siguria e klienteve ne rast rreziku, aksidenti ose avarie por sinqerisht cdo dite qe jemi ne terren jam full alert deri sa te mbyllet dita dhe vigjilenca nuk mund te humbas ne asnje moment.
-
Si e shihni rolin tuaj si sipërmarrës i ri shqiptarqë po ndërton një treg të ri për turizmin aktiv në vend?
Nje sipermares I ri eshte nje konkurent I ri ne trreg ku atij I lind detyra dhe e ka te nevojshme te vi me risi, te kaloj cdo pritshmeri dhe te fitoj besimin e tregut dhe te pertnereve. Konkurenca sjell vetem permirsim dhe rritje per te gjithe, e ben lumin te rrjedhshem dhe uji I rrjedhshem nuk ze alga. Mendoj qe po ndezim disa motor te pa ndalshem pasi vendi yne na I jep mundesin e zhvillimit per turizmin aktiv.
-
Cila është ndjesia që ju motivon më shumë kur shihni klientë që tejkalojnë kufijtë e tyre gjatë një aventure me ju?
Ndihem mire, ndihem i plotesuar dhe krenar. Ne cdo aventure un shoh qe kam nje ekip te ri ku te gjithe duhet te jemi present per te gjithe dhe te kontribojme qe ne fut dhe udhetimit te gjithe tja dalin e te kemi kaluar nje skperience te bukur.
+1. Cili është vizioni juaj për 5 vitet e ardhshme — si e shihni Adventure Point dhe turizmin aventuresk shqiptar në të ardhmen?
Ne 5 vitet e arshme kam per qellin te rritem si njeri e te mos me humbas busulla, sic e permenda me lart kundershtari im eshte vetja ime!!
Mendoj qe ne 5 vite per Adventure Point Albania do ket shum mister por besoj fort qe do te krijojme nje network me partnere shum te mire e serioz, do te rritemi ne logjistike dhe kapacitete si dhe do te ofrojme kushtet me te mira edhe per punesimin e te rinjve te cilet jane energjik dhe mund ta gjejn veten ne kete treg. (Asgje nuk behet vetem dhe burimet njerezore jane pjesa me e vyer e nje kompanie)
