Skip to content
Bloconomy

Bloconomy

Primary Menu
  • Entrepreneur
  • 40/40 EXPO
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Diaspora Shqiptare
  • Food for thought
  • PODCASTS
  • Startup
  • Bli Revisten
  • Home
  • Entrepreneur Club
  • AI, Fintech dhe Rritja e Biznesit në Evropë – Intervistë Ekskluzive me Anatoly Shkareda
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

AI, Fintech dhe Rritja e Biznesit në Evropë – Intervistë Ekskluzive me Anatoly Shkareda

root Posted on 2 days ago 10 min read
Copy of Product Catalog Website

Business Development & Growth Manager – WeAreWay | Bondfish
Ekspert në AI, Fintech dhe Transformim Digjital të Ndërmarrjeve

  1. Anatoly, si nisi rrugëtimi juaj drejt AI, fintech dhe zhvillimit të biznesit? Çfarë ju shtyu të fokusoheni në këtë fushë

Rrugëtimi im drejt AI-t, fintech-ut dhe zhvillimit të biznesit nisi në mënyrë shumë natyrale. Filloi me financat dhe me punën time për një provider të të dhënave financiare në vitin 2021. Prej kohësh doja të punoja në financë – lexoja shumë për tregjet, investimet dhe financat personale – ndaj kur mora ofertën, kuptova që më në fund po hyja në një fushë që gjithmonë më tërhiqte.

Ajo që e bëri edhe më interesante ishte lidhja e drejtpërdrejtë me botën e IT-së. Sot financat po transformohen me shpejtësi në kompani IT. Edhe bankat më tradicionale po funksionojnë gjithnjë e më shumë si kompani teknologjie. Kështu që unë u ekspozova paralelisht ndaj sektorit IT, duke punuar si me inxhinierë software, ashtu edhe me profesionistë të tregjeve të bonove dhe investimeve.

Pastaj, edhe në jetën personale teknologjia u bë pjesë e përditshmërisë — u martova me një inxhiniere software, kështu që kompjuterika u bë pjesë e natyrshme e familjes sonë.

Kur u zhvendosa në Gjermani, krijuesi i kompanisë, Oleg Tukhmachev, më propozoi një ide: të ndërtonim një kompani të bazuar tek IT outsourcing dhe outstaffing, duke lidhur inxhinierë të klasit të lartë nga Europa Lindore me kompani të Evropës Perëndimore. Mua më intrigoi menjëherë për disa arsye. Së pari, kërkesa për inxhinierë nga Lindja ka qenë gjithmonë e lartë – shkollat e tyre të forta të informatikës janë të njohura.

Së dyti, realiteti ekonomik ndryshoi: një inxhinier në Armeni, Gjeorgji apo Shqipëri që fiton 30 mijë euro në vit jeton shumë më mirë se një që fiton 80 mijë në Gjermani, për shkak të kostove shumë më të larta të jetesës në Perëndim (taksave, qirase me te shtrenjte te shtepive, kostove te sigurimit etj.). Shumë inxhinierë kuptuan se e ardhmja dhe mirëqenia e tyre ishte më e mirë në vendet e tyre. Kjo krijoi një ekuilibër perfekt: më shumë komoditet për inxhinierët dhe më shumë vlerë për punëdhënësit perëndimorë.

Dhe pastaj erdhi revolucioni i AI-t, i nisur nga OpenAI, që e rriti kërkesën për zhvillues edhe më shumë. Kështu, për të gjitha këto arsye të kombinuara, thashë ‘po’ dhe nisa rrugëtimin tim në ndërthurjen mes AI, fintech dhe zhvillimit të biznesit

  1. E keni përmendur shpesh “AI që funksionon në praktikë”. Çfarë do të thotë kjo konkretisht për ju dhe për WeAreWay?

“Tagline-i ‘AI që funksionon në praktikë’ përshkruan në mënyrë perfekte një nga shërbimet kryesore të WeAreWay. Që në muajt e parë kuptuam se shumica e lead-eve na pyesnin nëse kishim menaxherë teknikë të specializuar në ML dhe persona që mund të merrnin përgjegjësinë për adoptimin e AI-t brenda kompanive. Interesi i bizneseve për të futur AI në proceset e tyre po rritet me shpejtësi, por ajo që mungon shpesh është dikush që e bën këtë realisht të funksionojë.

Prandaj ne filluam të ndjekim nga afër praktikat më të mira botërore për adoptimin e AI-t: si e integrojnë kompanitë zgjidhjet e reja, si krijohen procese të qëndrueshme dhe si sigurohet vlera reale operacionale. Dhe këtu dua të theksoj një fjalë kyçe: ‘sigurt’. Ky është shqetësimi më i madh i drejtuesve – që komunikimi i brendshëm të mbetet i brendshëm, të mos përdoret për trajnimin e modeleve dhe të mos rrezikojë të dalë te konkurrentët.

Pra, ‘AI që funksionon në praktikë’ do të thotë AI që sjell rezultate konkrete, që zbatohet nga profesionistë dhe që respekton standardet më të larta të sigurisë së të dhënave. Kjo është filozofia jonë në WeAreWay.”

  1. Gjatë dy viteve të fundit keni zgjeruar ndjeshëm WeAreWay në Evropë. Cili ka qenë roli juaj në këtë transformim?

Në Evropë jam personi i vetëm që drejton operacionet e WeAreWay, ndaj besoj se roli im në zgjerimin e kompanisë ka qenë thelbësor. Unë kam udhëhequr personalisht të gjitha negociatat, krijimin e partneriteteve dhe procesin e fitimit të klientëve.

Pozicioni im gjeografik ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm. Fillimisht në Mynih dhe më pas në Berlin—dy pika qendrore të Evropës—kam patur mundësinë të udhëtoj shpejt dhe lehtësisht në panaire dhe takime me klientë në gjithë kontinentin.

Kjo më ka lejuar të ndërtoj një rrjet të fortë, të prezantoj WeAreWay në tregjet kryesore evropiane dhe të siguroj projekte strategjike që kanë ndihmuar rritjen e kompanisë.

  1. Në portofolin tuaj ka disa projekte shumë mbresëlënëse. Cili është projekti që ju ka lënë (mund te listoni disa projekte)

Projektet që më kanë lënë më shumë përshtypje janë ato në fushën e logjistikës. Është një sektor që ka ende një nevojë të madhe për software të personalizuar dhe integrime sistemesh – dhe aty WeAreWay ka dhënë disa nga rezultatet tona më të mira.

Jemi veçanërisht krenarë për bashkëpunimet me dy gjigantë të retail-it: Esselunga dhe Migros. Projektet e tyre kërkuan zgjidhje komplekse, integrime me shumë sisteme të brendshme dhe një nivel të lartë sigurie dhe besueshmërie.

Aktualisht po dorëzojmë edhe një projekt strategjik për një nga kompanitë më të mëdha në botë në fushën e infrastrukturës portuale në Shtetet e Bashkuara – një organizatë kyçe për logjistikën ‘on-shore’.

Të them të drejtën, projektet më të mëdha janë edhe më interesantet: sapo dorëzon një projekt të tillë dhe fiton ekspertizë të thellë të fushës, kupton menjëherë se sa i gjerë është potenciali i tregut dhe sa shumë mundësi hapen më pas

  1. Cila është diferenca kryesore midis mënyrës se si punon WeAreWay dhe kompanive të tjera të teknologjisë?

Diferenca kryesore mes WeAreWay dhe shumë kompanive të tjera të teknologjisë është mënyra se si jemi të pozicionuar: ne e shohim veten si një urë midis Perëndimit dhe Lindjes.

Ndryshe nga kompanitë tradicionale që punojnë kryesisht ‘në terren’, ne menaxhojmë projektet plotësisht online. Ekipet tona të inxhinierëve janë të shpërndara në disa vende – nga Europa Lindore deri në Ballkan dhe Kaukaz – dhe kjo na jep fleksibilitet të madh, akses në talent të klasit të lartë dhe efikasitet në kosto për klientët perëndimorë.

Kjo qasje e decentralizuar dhe ndërkombëtare na lejon të ofrojmë shpejtësi, cilësi dhe çmime shumë konkurruese, duke ruajtur standardet e punës së kompanive evropiane. Në këtë mënyrë, funksionojmë si një model hibrid: ekspertizë globale, menaxhim europian, dhe ekzekutim teknik nga talenti më i mirë i rajonit

  1. A mund të ndani një shembull konkret ku AI ka transformuar një ekip/ biznes brenda disa javësh?

“Po, kemi një shembull shumë të qartë të ndikimit të menjëhershëm të AI-së. Një nga rastet më domethënëse ishte puna jonë me një kompani shpërndarjesh në Gjermani dhe Austri, e cila bashkëpunonte ngushtë me DHL.

Kompania po përballej me një problem kritik: mungesë totale të një sistemi të dixhitalizuar të suportit ndaj klientit. Kjo po e vinte në rrezik të humbte partneritetin me DHL – dhe praktikisht, të humbte pozicionin në treg.

E kuptuam menjëherë që zgjidhja nuk ishte thjesht një chatbot, por një arkitekturë e plotë e automatizimit të komunikimit, e cila mund të reduktonte volumet, të shpejtonte përgjigjet dhe të rrite cilësinë e shërbimit. Ne e realizuam projektin në partneritet me Intercom, një nga platformat më të avancuara sot në botë për suport të automatizuar dhe AI për klientët.

Brenda disa javësh, kompania jo vetëm që stabilizoi performancën e suportit, por rifitoi besimin e partnerëve të saj kryesorë. CEO-ja ishte aq i kënaqur sa që, falë rekomandimit të tij, ne siguruam menjëherë edhe disa kontrata të tjera në tregun DACH.

  1. Ju jeni aktiv edhe në tregje si Zvicra dhe Britania e Madhe. Cilat janë prirjet kryesore të viteve 2025–2026 në AI?

Po, Britania dhe Zvicra janë realisht dy nga tregjet kryesore ku WeAreWay po rritet më shpejt sot. Janë tregje shumë të zhvilluara teknologjikisht dhe me kompani që kanë kapacitet të investojnë seriozisht në transformimin dixhital.

Sa i përket prirjeve për 2025–2026, ajo që po shohim qartë është kalimi i AI-së drejt një faze agentike. Pra, AI nuk është më vetëm një mjet që ndihmon punonjësit, por po bëhet një forcë operative që kryen detyra të përsëritura në mënyrë të pavarur, ndërsa njeriu merr rolin e mbikëqyrësit të këtyre proceseve.

Megjithatë, kjo është tendenca në industrinë e AI-së në nivel teknik. Kur flasim për përdorimin brenda korporatave, realiteti është ndryshe: shumica e kompanive janë ende në fazat e para të adoptimit. Dhe interesante është se ky adoptim po ndodh nga poshtë–lart – është i nxitur nga punonjësit, jo nga drejtuesit. Punonjësit eksperimentojnë me AI-në, gjejnë përdorime praktike dhe vetëm pastaj menaxhmenti fillon ta formalizojë procesin.

Mendoj se edhe për dy-tre vitet e ardhshme do të vazhdojë kështu. Vetëm kur drejtuesit ta shohin qartë se çfarë përfitimesh të mëdha sjell AI në efikasitet, kosto dhe inovacion, adoptimi do të përshpejtohet ndjeshëm në nivel strategjik

  1. Cili është mesazhi juaj për kompanitë që kanë frikë të implementojnë AI

Mesazhi im për kompanitë që kanë frikë të implementojnë AI është i thjeshtë: nuk ka kuptim të kesh frikë nga diçka vetëm sepse është e re. Ajo nga e cila duhet të keni vërtet frikë është mosadoptimi i teknologjive të reja dhe humbja e terrenit përballë konkurrentëve.

AI nuk është një ‘silver bullet’. Është një teknologji që, në vizionin tonë, na çon një hap më afër përmbushjes së plotë të Industrisë 4.0 – një etapë që ende nuk e kemi përfunduar si ekonomi globale. Bizneset nuk duhet të frikësohen; duhet të adaptohen sa më shpejt. Kjo do të thotë të vlerësojnë rreziqet, të zbatojnë praktikat e duhura të sigurisë dhe të konsultohen me specialistët më të mirë të tregut.

Tregu i konsulencës në AI pritet të rritet me ritme të jashtëzakonshme gjatë viteve në vijim. Ne në WeAreWay synojmë të jemi në pararojë të këtij transformimi – me misionin t’i ndihmojmë kompanitë evropiane të mbeten konkurruese në një botë ku konkurrenca me vendet e tjera po bëhet çdo vit më e fortë

  1. Ku e shihni WeAreWay deri në fund të 2026?

Deri në fund të vitit 2026, ne e shohim WeAreWay si një kompani tërësisht të konsoliduar në tregun evropian dhe në zgjerim aktiv drejt tregjeve të reja. Objektivi ynë është të zgjerojmë numrin e industrive dhe domeneve ku punojmë në Evropë – nga logjistika dhe retail-i, deri te financat, shërbimet publike dhe prodhimi.

Për herë të parë, në vitet 2025–2026 planifikojmë të marrim pjesë jo vetëm në panaire dhe evente brenda Evropës, por edhe në Lindjen e Mesme. Potenciali atje është shumë i madh dhe deri tani kemi parë interes të fortë dhe reagime shumë pozitive nga kompanitë e rajonit.

Vizioni ynë është që WeAreWay të bëhet një boutique i plotë ‘all-in-one’: një firmë konsulence për AI dhe IT që kombinon në mënyrë organike strategjinë, implementimin dhe ekipet e inxhinierëve software nën një çati të vetme. Një partner i besueshëm ku bizneset evropiane (dhe jo vetëm) mund të gjejnë gjithçka që u duhet për transformimin e tyre dixhital dhe adoptimin e AI-së në praktikë.

Kjo është rruga ku jemi duke ecur — dhe 2026 është një pikë e rëndësishme në këtë vizion.

  1. Dhe së fundi, cili është misioni juaj personal në këtë fazë të karrierës?

Në këtë fazë të karrierës, misioni im personal ecën në dy drejtime. Së pari, dua të ndërtoj marrëdhënie dhe partneritete sa më të forta e të besueshme me bizneset dhe njerëzit me të cilët bashkëpunoj. Besoj se suksesi afatgjatë në teknologji dhe në biznes lind nga besimi dhe nga bashkëpunimet e qëndrueshme.

Së dyti, synimi im është të thelloj edhe më shumë ekspertizën time në fushën ku kam pasionin më të madh: teknologjinë e AI-së dhe veçanërisht teknologjitë financiare. Këto dy fusha po bashkohen me shpejtësi, dhe unë dua të jem në vijën e parë të këtij transformimi.

Krahas rolit tim në WeAreWay, unë shpesh këshilloj edhe startup-e të vogla fintech – zakonisht në fazat e hershme – duke u ofruar këshilla praktike dhe duke i lidhur me kontaktet që kam ndërtuar ndër vite. Interesante është se pothuajse të gjitha këto startup-e po bëhen fintech-AI, dhe një nga shembujt e fundit është Bondfish, një startup i të dhënave të tregut të bonove që po revolucionarizon aksesin në informacion financiar. Ata po ndërtojnë edhe portofolin e parë AI për obligacione për investitorët evropianë – diçka që nuk është parë ende në tregun tonë.

Pra, misioni im është i dyfishtë: të krijoj vlerë dhe besim përmes marrëdhënieve, dhe të vazhdoj të rritem si ekspert në ndërthurjen midis AI-së dhe financave, që është pasioni im afatgjatë.

Lexo gjithashtu: Entrepreneur Club Berlin: Takimi i Dytë Bashkon Sipërmarrës Ndërkombëtarë në Zemër të Berlinit

 

About the Author

root

Administrator

Visit Website View All Posts

Post navigation

Previous: Aventura si mënyrë jetese: historia e një sipërmarrësi që sfidon kufijtë

Related Stories

baner xhersi
6 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Aventura si mënyrë jetese: historia e një sipërmarrësi që sfidon kufijtë

root Posted on 3 days ago 0
Blue Corporate Merry Christmas Tree Happy New Year Card
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Gift Cards të Personalizuara për Bizneset – Dhurata më e Bukur për Stafin në Fundvit

root Posted on 6 days ago 0
Green and White Conceptual New Look Fashion Blog Banner
3 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Liridona Shala – Sipërmarrësja që po transformon fizioterapinë dhe estetikën mjekësore në Shqipëri

root Posted on 1 week ago 0
revista

Ndoshta nuk keni pare...

Copy of Product Catalog Website
10 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

AI, Fintech dhe Rritja e Biznesit në Evropë – Intervistë Ekskluzive me Anatoly Shkareda

root Posted on 2 days ago 0
baner xhersi
6 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Aventura si mënyrë jetese: historia e një sipërmarrësi që sfidon kufijtë

root Posted on 3 days ago 0
Product Catalog Website (1)
6 min read
  • Diaspora Shqiptare

Nga Korporata te Ndikimi Global: Si Xhoana Sylaj Krijoi një Platformë që Fuqizon Profesionistët në Mbarë Botën

root Posted on 6 days ago 0
Blue Corporate Merry Christmas Tree Happy New Year Card
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Gift Cards të Personalizuara për Bizneset – Dhurata më e Bukur për Stafin në Fundvit

root Posted on 6 days ago 0
Copyright © | MoreNews by AF themes.