
Entrepreneur Club do të zhvillojë takimin e radhës me anëtarët e saj

27 Maj 2026

Ora 19:00

Rogner Hotel, Tiranë
Këtë herë kemi kënaqësinë të mirëpresim si Guest Speaker:
Besnik Leskaj — Besnik Leskaj — Drejton grupin “Blessed Investment” si dhe është aksioneri kryesor i Abkons. Është një nga sipërmarrësit dhe investitorët më të njohur shqiptarë, me eksperiencë të gjerë ndërkombëtare në sektorë strategjikë si energjia e rinovueshme, ICT, turizmi dhe infrastruktura.

Tema e diskutimit:
“Investimet në Sektorët Strategjikë: Energji e Rinovueshme, ICT dhe Turizëm”
Takimi do të krijojë hapësirë për pyetje, shkëmbim eksperiencash dhe networking mes anëtarëve të Entrepreneur Club.

Ftojmë anëtarët e Entrepreneur Club të bëhen pjesë e takimit.