Skip to content
Bloconomy

Bloconomy

Primary Menu
  • Entrepreneur
  • 40/40 EXPO
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Diaspora Shqiptare
  • Food for thought
  • PODCASTS
  • Startup
  • Bli Revisten
  • Home
  • Entrepreneur Club
  • 10+1 Fakte që duhet të dini për Migena Kamberin & Meridian Travel
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

10+1 Fakte që duhet të dini për Migena Kamberin & Meridian Travel

root Posted on 1 month ago 4 min read
meridian travel

Historia e një gruaje që ka kthyer nevojën në forcë dhe pasionin në biznes

1.  Si nisi rrugëtimi juaj në botën e turizmit dhe çfarë ju frymëzoi të bashkëthemelonit Meridian Travel?

Rrugëtimi im nuk nisi nga pasioni, por nga nevoja. Nga pamundësia. Nga dëshira për të dalë nga një realitet i vështirë dhe për të ndërtuar vetë mundësitë që mungonin. Puna ime e parë ishte në një agjenci udhëtimesh, ku mësova gjithçka nga e para përgjegjësi, durim dhe dashuri për njerëzit. Kur erdha në Tiranë, jeta s’ishte e lehtë, dy punë, shumë lodhje, shumë dyer që nuk u hapën. Por pikërisht aty u forcova. E kuptova se askush s’ta jep ëndrrën gati, duhet ta ndërtosh vetë. Kështu lindi Meridian Travel, jo si një biznes, por si një akt besimi se edhe nga asgjëja mund të lindë diçka e bukur, nëse nuk dorëzohesh.

2.  Cila ishte ideja fillestare që qëndronte pas krijimit të kompanisë, çfarë donit të sillnit ndryshe në treg?
 

Ideja ime ishte të krijoja një vend ku njerëzit ndihen të sigurt dhe të trajtohen si pjesë e një familjeje, jo thjesht si klientë.

Nuk doja të shisja udhëtime, por të ndërtoja besim dhe kujtime të bukura. Meridian Travel lindi nga dëshira për t’i dhënë çdo udhëtimi shpirt dhe kujdes të vërtetë njerëzor.

 3.  Turizmi është një sektor që ndryshon çdo sezon, cilat janë sfidat më të mëdha që keni përballuar gjatë këtyre viteve?

Ka pasur shumë sfida, sidomos në fillim. Kam kaluar ditë kur s’kisha siguri nëse agjencia do mbijetonte. Por çdo herë që ndihmoja dikë të përjetonte një udhëtim të bukur, ndihesha më e fortë. Kjo punë kërkon durim dhe besim, edhe kur rezultatet vonojnë.

4.  Si ka ndikuar hapja e aeroporteve të reja dhe zhvillimet infrastrukturore në potencialin turistik të Shqipërisë?

Janë një hap i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit. Shqipëria po bëhet më e aksesueshme dhe më e njohur. Por duhet të kujdesemi që rritja të shkojë krah cilësisë, sepse autenticiteti ynë është ajo që i bën njerëzit të rikthehen.

5.  Cilat janë disa destinacione shqiptare që mendoni se ende nuk janë zbuluar sa duhet nga turistët e huaj?

Veriu i Shqipërisë ka një bukuri që të prek shpirtin dhe ende nuk është zbuluar siç duhet. Thethi, Valbona, Vermoshi, Lëpusha, Dibra , Puka dhe Kukësi janë vende që të japin ndjesinë e Shqipërisë së pastër, të vërtetë, me njerëz të mirë dhe natyrë që s’e gjen askund tjetër.

Ndërsa jugu është zhvilluar më shumë, veriu ruan ende atë autenticitet që s’mund të fabrikohet. Është Shqipëria që duhet përjetuar, jo vetëm parë.

6.  Si e përjetoni rolin tuaj si grua në një sektor që shpesh dominohet nga operatorë meshkuj, çfarë ju ka ndihmuar të afirmoheni?

Ka qenë e vështirë, sidomos në fillim. Duhej të punoja dyfish për t’u marrë seriozisht. Por unë nuk kërkova të më besonin, vendosa të fitoj respektin me punë. Profesionalizmi dhe përkushtimi janë mënyra më e mirë për të ecur përpara.

7.  Si arrini ta mbani ekipin të motivuar në një biznes që kërkon energji dhe përballje të vazhdueshme me klientë, partnerë dhe sfida sezonale?

Duke qenë pjesë e çdo përpjekjeje me ta. Punoj, qesh dhe lodhem bashkë me ekipin tim. Në Meridian, nuk jemi thjesht kolegë, jemi një familje që rritet bashkë dhe i gëzohet çdo suksesi si të përbashkët.

8.  Cila është filozofia që udhëheq punën e Meridian Travel dhe e bën klientin të kthehet sërish?

Të jemi njerëzorë në çdo detaj. Të dëgjojmë, të mbajmë fjalën dhe të japim më shumë seç pritet. Klienti nuk kthehet për ofertën, kthehet për ndjesinë e kujdesit dhe besimit që gjen tek ne.

9.  Si e shihni të ardhmen e turizmit shqiptar në pesë vitet e ardhshme, cilat janë mundësitë që duhen shfrytëzuar?

Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm. Nëse përqendrohemi në cilësi, promovim dhe bashkëpunim, mund të bëhemi një destinacion i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë. Duhet vizion, jo thjesht sezon.

10.  Cilat janë tre vlera që ju kanë ndihmuar të ndërtoni një biznes të qëndrueshëm dhe me reputacion?

Ndershmëria, këmbëngulja dhe përulësia. Kam mësuar të mos harroj kurrë nga ku nisa dhe të mos lejoj suksesin të më ndryshojë.

11.  Cili është destinacioni që ju frymëzon më shumë personalisht dhe pse?

Kam shumë destinacione në mendje, secili më kujton një periudhë të jetës sime, por kohët e fundit më ka ngelur Petra. Është një vend që të prek në shpirt, me histori, energji dhe një qetësi që të kujton pse ia vlen çdo rrugëtim. Ndoshta sepse, si Petra, edhe unë kam ndërtuar gjithçka me durim, në heshtje, por me shpirt të fortë. 

 

About the Author

root

Administrator

Visit Website View All Posts

Continue Reading

Previous: Meet Jane Uzunovski Jane Uzunovski at Entrepreneur Club Berlin – 27 November 2025
Next: Entrepreneur Club x Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor: Diskutim mbi “Paketën e Maleve”

Related Stories

hako
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club 18 Dhjetor Antonela Hako

root Posted on 3 days ago
Gray White and Blue Modern Services Instagram Post (Website)
3 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Koço Kokëdhima Entrepreneur Club 18 Dhjetor

root Posted on 3 days ago
Add a heading
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club Berlin: Takimi i Dytë Bashkon Sipërmarrës Ndërkombëtarë në Zemër të Berlinit

root Posted on 6 days ago
revista

Ndoshta nuk keni pare...

hako
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club 18 Dhjetor Antonela Hako

root Posted on 3 days ago
Gray White and Blue Modern Services Instagram Post (Website)
3 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Koço Kokëdhima Entrepreneur Club 18 Dhjetor

root Posted on 3 days ago
Add a heading
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club Berlin: Takimi i Dytë Bashkon Sipërmarrës Ndërkombëtarë në Zemër të Berlinit

root Posted on 6 days ago
U njohëm si një markë vendore nga shumë kompani evropiane që e ndjekin nga afër zhvillimin tonë. Jemi dëshmi se një kompani nga Ballkani mund të rritet me sukses dhe të konkurrojë në mënyrë të bar (2)
4 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

BE-DA Logistics shpalos vizionin në Munich 2025

root Posted on 1 week ago
Copyright © | MoreNews by AF themes.