Skip to content
Bloconomy

Bloconomy

Primary Menu
  • Entrepreneur
  • Expo BLOconomy
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Diaspora Shqiptare
  • Food for thought
  • PODCASTS
  • GEN E
  • Bli Revisten
  • Home
  • Food for thought
  • Takimi i radhës i Entrepreneur Club: “Paketa e Maleve” – një mundësi e re për sipërmarrësit shqiptarë
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Food for thought

Takimi i radhës i Entrepreneur Club: “Paketa e Maleve” – një mundësi e re për sipërmarrësit shqiptarë

root Posted on 5 months ago 2 min read
Black White and Brown Elegant Fashion Magazine (Facebook Post)

📅 E mërkurë, 29 tetor
🕢 Ora 19:30
📍 Hilton Garden Inn, Tiranë

Entrepreneur Club mirëpret një të ftuar të veçantë në takimin e këtij muaji — Z. Ervin Demo, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Tema e mbrëmjes do të fokusohet tek “Paketa e Maleve”, një nismë e re qeveritare që synon të nxisë investimet në zonat malore dhe rurale, duke u ofruar qytetarëve dhe bizneseve lehtësira fiskale dhe mundësi për pronësi mbi tokën. Kjo iniciativë pritet të çlirojë miliona euro investime private dhe të kthejë energjinë e sipërmarrësve në motor të zhvillimit ekonomik lokal.

Z. Demo, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor që prej shtatorit 2025, ka një karrierë të gjatë në fushën e arsimit të lartë dhe zhvillimit lokal. Ai ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë Berat (2019–2025) dhe Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë (2017–2018). Që prej vitit 2004, është pedagog me kohë të plotë në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ku ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Zëvendësrektorit dhe Zëvendësdekanit.

Në këtë takim, ai do të ndajë me anëtarët e Entrepreneur Club vizionin e tij për mënyrën se si “Paketa e Maleve” mund të fuqizojë sipërmarrjen shqiptare, veçanërisht në turizëm, bujqësi dhe ekonominë lokale — duke krijuar një klimë më të favorshme për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.

👉 Një mbrëmje që nuk duhet humbur për të gjithë sipërmarrësit që duan të kuptojnë më shumë mbi mundësitë që ofron kjo paketë për bizneset në zonat me potencial të lartë zhvillimi. 

About the Author

root

Administrator

Visit Website View All Posts

Post navigation

Previous: BLOconomy Podcast – Një sezon i ri, histori të reja frymëzimi
Next: Meet Jane Uzunovski Jane Uzunovski at Entrepreneur Club Berlin – 27 November 2025

Related Stories

ultra post
3 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

ULTRA POST-Partneri juaj i besuar në çdo dërgesë

root Posted on 1 week ago 0
oferte xheni vata
3 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Uji i Pastër në Shtëpi: Një Investim i Vogël për një Jetë më të Shëndetshme

root Posted on 2 weeks ago 0
frontera
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

“Frontera” gjigandi i estetikës që po pushton Shqipërinë

root Posted on 2 weeks ago 0
revista

Ndoshta nuk keni pare...

ultra post
3 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

ULTRA POST-Partneri juaj i besuar në çdo dërgesë

root Posted on 1 week ago 0
oferte xheni vata
3 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Uji i Pastër në Shtëpi: Një Investim i Vogël për një Jetë më të Shëndetshme

root Posted on 2 weeks ago 0
frontera
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

“Frontera” gjigandi i estetikës që po pushton Shqipërinë

root Posted on 2 weeks ago 0
642369568_18192041278357115_4182946863393910604_n
2 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

Produktiviteti, Ekonomia dhe Teknologjia – Reflektime nga Takimi i Entrepreneur Club me Neritan Sejamini

root Posted on 1 month ago 0
Copyright BLOconomy © | MoreNews by AF themes.