Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

“40 Under 40” – Njohja dhe vlerësimi i profesionistëve të rinj shqiptarë

blerina

Edicioni i katërt i “40 under 40” shënoi një tjetër arritje të madhe për komunitetin tonë të sipërmarrësve të rinj dhe inovatorë. Me mbi 1,500 nominime, dhjetëra sipërmarrës të suksesshëm u promovuan përmes kanaleve tona të komunikimit, ndërsa shumë prej tyre u bënë pjesë e Entrepreneur Club – hapësira jonë e dedikuar për rrjetëzim dhe zhvillim profesional.

Kjo përzgjedhje intensive dhe e kujdesshme solli në fund produktin tonë më të vyer: 40 sipërmarrës të suksesshëm, të renditur në revistën e këtij edicioni, e cila tashmë është kthyer në një traditë të rëndësishme për nxitjen dhe promovimin e talentit shqiptar.

Roli i Bordit të BLOconomy

Një falënderim i veçantë shkon për anëtarët tanë të bordit:

Me përpikmëri dhe profesionalizëm, ata kanë lexuar dhe vlerësuar indikatorët sasiorë dhe cilësorë që sipërmarrësit dorëzuan gjatë procesit të aplikimit. Kontributi i tyre ishte vendimtar për garantimin e transparencës dhe standardeve të larta të përzgjedhjes.

Nominimet për Edicionin e Pestë janë të Hapura!

Jemi të lumtur të njoftojmë se nominimet për edicionin e pestë janë tashmë të hapura.
👉 Ju mund të nominoni një sipërmarrës të suksesshëm në linkun e dedikuar : https://bloconomy.al/40-under-40/ 

Si të bëheni pjesë e komunitetit tonë?

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Entrepreneur Club, ju mund të na kontaktoni në: info@bloconomy.al

Si të siguroni revistën e Edicionit IV?

Revista jonë është e disponueshme për t’u porositur:

  • Online, në linkun e dedikuar: Shop – Bloconomy 
  • Në dyqanet Adrion:
    • Adrion në qendër
    • Adrion në aeroport