Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

Gratë në Biznes në Expo 40/40: Sfida, Fuqizimi dhe Ndikimi në Ekonominë Shqiptare

paneli 3 cover

Në edicionin e fundit të Expo 40/40, një nga momentet më të veçanta ishte paneli i dedikuar grave në biznes, me temën:
“Gratë në Biznes: Sfida, fuqizimi dhe ndikimi i tyre në ekonominë shqiptare.”

Ky diskutim solli në qendër të vëmendjes rolin e grave sipërmarrëse, sfidat që ato përballojnë çdo ditë, si dhe potencialin e madh që sjellin për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Përmes eksperiencave të tyre personale dhe profesionale, panelistët ndanë ide, shembuj frymëzues dhe rekomandime praktike për fuqizimin e mëtejshëm të grave në sipërmarrje.

Panelistët që ndanë historitë dhe përvojat e tyre ishin:

Znj. Xheni Vata – CEO & Founder, Bluefilters Albania dhe Water Boutique

Znj. Xhoana Sita – CEO & Founder, Real Recruitment Agency

Znj. Arlinda Agastra – CEO & Founder, ADN Clinic

Ky panel theksoi rëndësinë e rrjetëzimit, mentorimit dhe mbështetjes së grave sipërmarrëse si një motor i fuqishëm për inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

👉 Qëndroni me ne për më shumë nga idetë dhe temat e diskutuara gjatë këtij paneli, që synojnë të nxisin ndryshim dhe të hapin rrugë të reja për gratë në biznes.