Në një botë ku vëmendja shpesh përqendrohet te teknologjitë më të reja, tendencat e shpejta dhe dinamika e ndryshimit, ka ende njerëz që zgjedhin të investojnë në thelbësoren – atë që na mban gjallë çdo ditë: ujin. Xheni Vata është një prej tyre. Ajo ka ndërtuar një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm mbi rëndësinë jetike të ujit të pastër dhe ndikimin që ky element ka jo vetëm në shëndetin individual, por edhe në mjedisin dhe të ardhmen kolektive. Përmes dy kompanive të saj – Bluefilters Albania dhe Water Boutique – ajo ka sjellë një filozofi të re për kujdesin ndaj vetes dhe natyrës, duke ofruar zgjidhje moderne që e përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës.
Me një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë dhe inovacionit, Xheni po transformon mënyrën se si familjet dhe bizneset shqiptare e konceptojnë dhe e përdorin ujin në përditshmëri – duke ndikuar njëkohësisht në kulturën e konsumit dhe në sjelljen kolektive ndaj burimeve natyrore.
Pse është uji i pastër kaq jetik?
Uji është thelbi i jetës. Por ndërsa shumica prej nesh e marrin për të mirëqenë, pak ndalemi të mendojmë për cilësinë e tij dhe ndikimin që ajo ka në organizëm, energji, mirëqenie mendore dhe jetëgjatësi. Xheni Vata e ka kuptuar herët këtë dimension dhe është bërë promotore e një revolucioni të heshtur: filtrimit të ujit me teknologji të avancuar. Duke sjellë në Shqipëri markën gjermane Bluefilters, ajo ka bërë të mundur që teknologjitë më bashkëkohore të pastrimit të ujit të jenë të aksesueshme për të gjithë – nga familjet e zakonshme, te bizneset apo institucionet dhe industritë.
Zgjidhjet që ofron nuk janë vetëm një zgjedhje komode – ato janë një formë investimi në jetë: më pak plastikë, më pak shpenzime afatgjata, më shumë kujdes për shëndetin dhe më shumë respekt për planetin.
“Water Boutique” – më shumë se një butik uji
Water Boutique është më shumë se një pikë shitjeje – është një hapësirë edukimi, eksperience dhe ndërgjegjësimi. Me këtë koncept novator, Xheni ka sjellë në tregun shqiptar një model të ri komunikimi me klientin. Në këtë butik, njerëzit nuk vijnë vetëm për të blerë produkte – ata informohen, marrin konsulencë nga specialistët, provojnë filtrat në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kuptojnë më mirë se çfarë uji konsumojnë çdo ditë.
Butiku ofron një përzgjedhje të gjerë të sistemeve filtrimi të markave më të njohura ndërkombëtare si BWT – Best Water Technology, Kinetico, Procopi .Shërbimet janë të integruara dhe të personalizuara: nga analiza laboratorike e ujit, deri te projektimi inxhinierik, instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve. Së fundmi, Water Boutique ka shtuar në ofertën e vet edhe departamentin TUZ, i cili fokusohet në trajtimin e ujërave të zeza, duke e bërë ciklin e trajtimit të ujit të plotë dhe të përgjegjshëm.
Një mision social me ndikim të gjerë
Për Xhenin, puna që bën nuk është thjesht biznes – është një kauzë. Ajo e sheh ujin si të drejtë themelore, jo si privilegj. Kjo filozofi është shndërruar në veprim konkret përmes bashkëpunimeve me shkolla, organizata dhe komunitete, ku synimi është i qartë: edukimi i brezave për rëndësinë e ujit të pastër dhe ndihma për ata që nuk kanë mundësi financiare për të pasur akses në të.
Në raste të shumta, kompania ka siguruar filtra dhe pajisje për familje në nevojë, falë kontributit të vetë Xhenit dhe mbështetjes nga bashkëpunëtorët. “Uji i pastër nuk është luks – është e drejtë,” thotë ajo me bindje, dhe çdo ditë e kthen këtë mesazh në realitet.
Investim për sot dhe për të ardhmen
Çdo investim në një sistem filtrimi është një hap drejt një jete më të mirë. Përfitimet janë të shumëfishta – shëndeti përmirësohet, mjedisi mbrohet, shpenzimet ulen dhe ndërgjegjësimi rritet. Kjo qasje e gjithanshme ka bërë që modeli i Xhenit të kthehet në një biznes me ndikim social, që shkon përtej fitimit.
Ajo po tregon se si një sipërmarrje mund të jetë një instrument për ndryshim të qëndrueshëm dhe të vërtetë, duke ruajtur balancën mes inovacionit, përgjegjësisë dhe humanizmit.
Mundësitë për punësim, zhvillim dhe përgatitje profesionale
Një tjetër shtyllë e rëndësishme e vizionit të Xheni Vatës është fuqizimi i kapitalit njerëzor. Përmes një departamenti të konsoliduar të Burimeve Njerëzore, kompania është shndërruar në një mundësi reale zhvillimi për të rinjtë – qoftë ata me eksperiencë, apo ata që janë në fillim të rrugëtimit profesional.
Trajnimet e ofruara – brenda dhe jashtë vendit – i japin stafit mundësinë të rriten, të përvetësojnë aftësi të reja dhe të jenë gjithmonë në hap me teknologjitë dhe standardet më të fundit. Për më tepër, kompania ka krijuar ura bashkëpunimi me universitete dhe institucione arsimore, duke ofruar programe praktike dhe punësimi për studentët. Kjo i ndihmon të rinjtë të afrohen me realitetin e tregut të punës, të aftësohen dhe të ndërtojnë karrierën e tyre me siguri dhe mbështetje.
Xheni Vata – një model i sipërmarrjes me shpirt dhe vizion
Xheni Vata është një shembull frymëzues i një gruaje që ka zgjedhur ta përdorë sipërmarrjen jo vetëm për të ndërtuar suksesin personal, por për të sjellë një ndryshim real në shoqëri. Ajo na kujton se edhe një element i përditshëm si uji, kur trajtohet me përgjegjësi, vizion dhe dashuri, mund të bëhet burimi i një jete më të mirë – për individin, për komunitetin dhe për botën.
