Skip to content
Bloconomy

Bloconomy

Primary Menu
  • Entrepreneur
  • 40/40 EXPO
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Diaspora Shqiptare
  • Food for thought
  • PODCASTS
  • Startup
  • Bli Revisten
  • Home
  • Food for thought
  • 5 Aftësi që çdo sipërmarrës duhet të Ketë
  • Food for thought

5 Aftësi që çdo sipërmarrës duhet të Ketë

root Posted on 2 years ago 4 min read
Cream Modern 5 Things To Thrive Instagram Post

Sipërmarrësit luajnë një rol të rëndësishëm në çdo ekonomi, duke përdorur aftësitë dhe iniciativën e nevojshme për të parashikuar nevojat dhe për të sjellë ide të reja dhe të mira në treg.

Ndonëse perspektiva për të qenë “shefi i vetes” dhe për të grumbulluar një pasuri është tërheqëse për ëndërrimtarët “sipërmarrës”, anët negative të kësaj përpjekjeje mund të jenë të mëdha. Të ardhurat nuk janë të garantuara, përfitimet e sponsorizuara nga punëdhënësi humbasin, dhe kur biznesi juaj humb para, pasuritë tuaja personale mund të pësojnë rënie; jo vetëm bilanci i një korporatë. Megjithatë, respektimi i disa parimeve të provuara dhe të vërteta mund të ndihmojë shumë në zvogëlimin e rrezikut. Vijojnë disa karakteristika që janë të nevojshme për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm:

  1. Komunikimi

Çdo sipërmarrës ka nevojë të jetë një komunikues efektiv. Qoftë një person një “sipërmarrë i vetëm” apo që drejton një kompani të “Fortune 500”, ai duhet të kuptojë si të komunikojë efektivisht me të gjithë palët e interesit dhe palët e mundshme të interesit që prekin biznesin.

Është jetike për një “sipërmarrës” të jetë në gjendje të komunikojë me punonjësit, investitorët, klientët, kreditorët, kolegët dhe mentorët. Nëse një “sipërmarrës: nuk mund të komunikojë vlerën e kompanisë së tij, është e pa mundur që kompania të jetë e suksesshme.

Sipërmarrësit gjithashtu kanë nevojë të zotërojnë të gjitha format e komunikimit, duke përfshirë bisedat “face to face” dhe ato “one on one”, bisedat në grup, komunikimin me shkrim, dhe mesazhet nëpërmjet e-mailit apo online.

  1. Shitjet

“soft skills” sidomos ajo e shitjeve shkon “krahë më krahë” me komunikimin e nevojshëm për të qenë i suksesshëm. Si sipërmarrës, cdo person duhet të jetë në gjendje të shesë çdo gjë. Një sipërmarrës ka nevojë të shesë idenë e biznesit tek investitorët potencialë, produktin ose shërbimin tek klientët, dhe veten tek punonjësit.

Nëse një “sipërmarrës” është në gjendje të komunikojë efektivisht, atëherë ai është më i pajisur për të shitur idetë dhe produktet fizike.

Në fillim, është natyrale që sipërmarrësit të jenë shitësit e parë në kompanitë e tyre përkatëse. Ato aftësi shitjeje janë të nevojshme për të demonstruar vlerën për të gjithë palët e interesit brenda dhe jashtë kompanisë.

  1. Përqendrimi

Rruga drejt “sipërmarrjes” së suksesshme është e mbushur me ngritje dhe rënie. Ka momente të larta të sukseseve dhe zhgënjime të dështimeve. Një sipërmarrës i suksesshëm ka nevojë të jetë në gjendje të përqendrohet në mënyrë që të qëndrojë në rrugë kur vështirësitë bëhen të mëdha. Pavarësisht nga sfidat që një sipërmarrës kalon, një sipërmarrës i suksesshëm ka përqendrimin e nevojshëm për të mbajtur një sy të palëkundur mbi qëllimin përfundimtar dhe ka fuqinë për ta shtyrë veten për ta arritur atë.

Një nga rreziqet kryesore me të cilat përballet një sipërmarrës është rreziku i paqëndrueshmërisë emocionale 

  1. Aftësia për të Mësuar

Aftësia për të mësuar është një nga aftësitë më të rëndësishme për të pasur në jetë, jo më pak në sipërmarrësi. Nëse dikush është duke ndërtuar një biznes, aftësia për të mësuar është e nevojshme për sukses.

Ngritjet dhe rëniet përmes të cilave kalon një sipërmarrës janë të pashmangshme. Një sipërmarrës ka nevojë për një aftësi të lartë për të mësuar—dhe një dëshirë për të mësuar. Nëse një person është në gjendje të mësojë në çdo situatë, edhe në dështim, ata kanë aftësitë e nevojshme për të bërë një sipërmarrje të suksesshëm. Dështimi mund të ndihmojë në zgjerimin e njohurive dhe të kuptimit të biznesit.

66% Përqindja e bizneseve të reja që dështojnë brenda 10 viteve të para, sipas Administratës së Bizneseve të Vogla.

  1. Strategjia e Biznesit

Ndërsa një sipërmarrës i suksesshëm ka, ndërtuar një kompani të suksesshme, aftësia e strategjisë së biznesit është në fakt aftësia e pestë më e rëndësishme që një sipërmarrës ka nevojë. Shpesh, ndërmarrësit arrijnë sukses në bizneset e tyre përmes forcës së tyre të madhe të vullnetit.

Duke përdorur aftësi efektive komunikimi, aftësi shitjesh, përqendrim të thellë dhe një aftësi të lartë për të mësuar, një sipërmarrës mund të mësojë një strategji biznesi në “fluturim”. Megjithatë, kur strukturohet dhe rritet një biznes, është e rëndësishme që struktura dhe strategjia e rritjes të bazohen në një sens të shëndoshë biznesi dhe aftësi. Një sipërmarrës i suksesshëm ka nevojë të ketë një strategji të fortë për të çuar biznesin e tij nga i mirë në të shkëlqyer.

Shkrimin origjinal mund ta lexoni në link-un në vijim: https://www.investopedia.com/articles/personal-finance/080615/5-skills-every-entrepreneur-needs.asp

About the Author

root

Administrator

Visit Website View All Posts

Continue Reading

Previous: 10 Libra Biznesi për t’u Lexuar në 2024
Next: Irena Ruçi- NJIHUNI ME ANËTARËT E ENTREPRENEUR CLUB 2023-2024

Related Stories

White Black And Blue Architect Banner (Website)
4 min read
  • 40 Under 40
  • 40/40 EXPO
  • Entrepreneur Club
  • Food for thought

Gjej stafin ideal për biznesin tënd me Ekipi.al (falas deri janar 2026)

root Posted on 3 weeks ago
Të kesh talent është dhuratë, të bëhesh ekspert është Frontera Academy!
3 min read
  • 40 Under 40
  • 40/40 EXPO
  • Entrepreneur Club
  • Food for thought

Frontera Academy – Ku bukuria takohet me inovacionin

root Posted on 3 weeks ago
Copy of Copy of Pastel and White Minimal Trendy Feminine Daily Reminder Instagram Post (Website)
6 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Food for thought

10+1 Fakte që duhet të dini për Dorina Shamon

root Posted on 4 weeks ago
revista

Ndoshta nuk keni pare...

hako
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club 18 Dhjetor Antonela Hako

root Posted on 3 days ago
Gray White and Blue Modern Services Instagram Post (Website)
3 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Koço Kokëdhima Entrepreneur Club 18 Dhjetor

root Posted on 3 days ago
Add a heading
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club Berlin: Takimi i Dytë Bashkon Sipërmarrës Ndërkombëtarë në Zemër të Berlinit

root Posted on 6 days ago
U njohëm si një markë vendore nga shumë kompani evropiane që e ndjekin nga afër zhvillimin tonë. Jemi dëshmi se një kompani nga Ballkani mund të rritet me sukses dhe të konkurrojë në mënyrë të bar (2)
4 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

BE-DA Logistics shpalos vizionin në Munich 2025

root Posted on 1 week ago
Copyright © | MoreNews by AF themes.