BLOconomy hap nominimet për edicionin e V-të të “40 under 40”!
Pas katër edicionesh të suksesshme, BLOconomy hap zyrtarisht nominimet për edicionin e pestë të “40 under 40”, një iniciativë që vlerëson dhe promovon sipërmarrësit më të suksesshëm nën moshën 40 vjeç në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Nëse njeh dikë që po bën ndryshimin në fushën e tij – qoftë në teknologji, industri kreative, bujqësi, shërbime, turizëm, shëndetësi apo çdo sektor tjetër – tani është momenti për ta nominuar!
Kush mund të nominohet?
- Sipërmarrës/e nën 40 vjeç
- Me aktivitet të konsoliduar dhe ndikim në treg
- Që ka sjellë inovacion, rritje dhe kontribut në zhvillimin ekonomik ose social të komunitetit
Pse të nominosh dikë?
Sepse kjo është një mundësi për të vlerësuar punën, përkushtimin dhe guximin e atyre që po ndërtojnë të ardhmen e ekonomisë sonë.
Nomino sot sipërmarrësin që meriton të jetë në listën e më të mirëve!
