Skip to content
Bloconomy

Bloconomy

Primary Menu
  • Entrepreneur
  • 40/40 EXPO
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club
  • Diaspora Shqiptare
  • Food for thought
  • PODCASTS
  • Startup
  • Bli Revisten
  • Home
  • Entrepreneur Club
  • 10+1 Fakte që duhet të dini për Fjoralba Balën
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

10+1 Fakte që duhet të dini për Fjoralba Balën

root Posted on 4 weeks ago 7 min read
Copy of Pastel and White Minimal Trendy Feminine Daily Reminder Instagram Post (Video)
  1. Si nisi rrugëtimi juaj drejt së drejtës dhe çfarë ju motivoi të studionit Jurisprudencë në Milano?

Rrugëtimi im drejt së drejtës nisi që e vogël, nga ajo ndjenja e fortë për të kundërshtuar padrejtësitë dhe për të mbrojtur atë që besoja se ishte e drejtë. Fuqia e debatit, dëshira për të udhëhequr dhe për të bërë diferencën kanë qenë gjithmonë pjesë e karakterit tim , ndoshta kjo eshte dhe arsyeja pse drejtësia më ka tërhequr që në fillim.

Italia ka qenë gjithmonë pjesë e ëndrrës sime. Pas 12 viteve studimi të gjuhës italiane, me muzikën, filmat dhe kulturën që më frymëzonin çdo ditë, kisha krijuar lidhjen time të fortë me këtë vend, një lloj dashurie që më bëri ta imagjinoja të ardhmen time aty. Zgjedhja për të studiuar në Milano erdhi si vazhdim i natyrshëm i kësaj ëndrre. Në fillim qëndrimi nuk ishte i lehtë, por pata fatin e madh të mirëpritesha nga një mik i familjes, derisa u sistemova dhe gjeta ritmin tim mes studimeve dhe jetës atje. Ishte një periudhë që më mësoi pavarësinë, përkushtimin dhe këmbënguljen për të ndërtuar me dashuri rrugën drejt profesionit që zgjodha.

  1. Cila ishte ideja ose momenti që ju shtyu të krijonit Legal & Tax Advisor dhe ta drejtonit si një sipërmarrje të pavarur?

U ktheva në Shqipëri me bindjen se do të isha sipërmarrëse, ishte një objektiv i padiskutueshëm. Nuk mbaj mend një moment të caktuar kur vendosa këtë rrugë, sepse besoj se dëshira për të ndërtuar diçka timen ka qenë gjithmonë pjesë e imja. Besoj se kjo dëshirë erdhi edhe nga shembulli i prindërve të mi, që gjithmonë guxonin të ndiqnin idetë e tyre.

Krijova Legal & Tax Advisor  (LTA) për t’u përshtatur me profilin tim professional dhe për të ndihmuar të rinjtë që duan të nisin biznesin e tyre. Më pëlqen të motivoj njerëzit, të dëgjoj idetë e tyre dhe shpesh, përveç rolit te avokatit te biznesit, bëhem mbështetësja e parë e guximit të tyre për të startuar.

  1. Cilat ishin sfidat më të mëdha që përballët si një avokate e re që vendosi të ndërtojë një firmë ligjore nga e para?

Sfida më e madhe si avokate e re ishte të fitoja besimin e klientëve dhe të tregohesha e sigurt, edhe kur ndonjëherë unë vetë ndjehesha se po mësoja ende. Nuk ishte e lehtë të filloja nga zero, të ndërtoja një ekip dhe të krijoja një strukturë që funksiononte si unë e imagjinoja. Por kam punuar dhe studiuar fort, që në asnjë konsulencë të qëndroja pa përgjigje, ose me përgjigje të gabuara.

Një tjetër sfidë ishte të balancoja dëshirën për të qenë mbështetëse dhe frymëzuese për klientët, duke qëndruar gjithmonë “me kembë në toke” dhe duke mos humbur fokusin tek detajet ligjore, afatet dhe përgjegjësitë. Megjithatë, çdo sfidë më dha mësime të vlefshme dhe më ndihmoi të rritem profesionalisht dhe personalisht.

  1. Si e përshkruani misionin e Legal & Tax Advisor, çfarë e dallon filozofinë tuaj nga firmat e tjera ligjore në treg?

Misioni i LTA-se është të ndihmojmë bizneset të rriten me transparencë, siguri dhe përkushtim. Për ne, ligji nuk është vetëm një rregullore që duhet ndjekur, por një mjet për të krijuar mundësi dhe për të mbështetur klientët në realizimin e vizioneve të tyre.

Ajo që na dallon është qasja personale: nuk jemi thjesht këshilltarë ligjorë, por partnerë të klientëve tanë. i dëgjojmë, i motivojmë dhe shpesh bëhemi mbështetësit e parë që t’i ndihmojmë të ecin përpara.

Filosofia jonë është e thjeshtë: suksesi i klientëve tanë është suksesi ynë.

  1. Si e ka ndihmuar përvoja ndërkombëtare në Itali në mënyrën si i qaseni klientëve dhe çështjeve ligjore në Shqipëri?

Përvoja ime në Itali, ku kam bërë internship në një studio ligjore dhe financiare, më mësoi shumë për mënyrën se si mund të kombinosh këshillimin ligjor dhe financiar në të njëjtin vend, një model që mendova menjëherë se ishte perfekt për sipërmarrësit në Shqipëri. Atje mësova jo vetëm komunikimin me klientët, por edhe si të gjesh zgjidhjet më të favorshme duke respektuar ligjin dhe ekonominë.

Të ngresh një biznes kërkon guxim, por edhe njohuri të hollësishme për çdo rregullore që zbaton shteti, pasi penalitetet mund të jenë të ashpra, sidomos për sipërmarrësit e rinj. Për këtë arsye, në punën tonë mundohemi çdo klient të startojë biznesin e tij pa probleme me ligjin, afatet, procedurat, duke krijuar themele financiare dhe ligjore të forta. Këtë qasje dhe logjikë pune e kam përfituar nga eksperienca ime atje, duke parë se sa shumë biznese kane sukses duke ndjekur keshillat e nje avokati biznesi dhe nje financiari qe njef cdo hap te atij biznesi.

  1. Cilat janë disa keqkuptime që shpesh kanë sipërmarrësit shqiptarë për aspektet ligjore apo tatimore të biznesit?

Ka shume keqkuptime qe shpesh kane sipermarresit duke nisur nga, mendimi se fillimi është i lehtë dhe që një ide e vetme mjafton, ndërkohë që një biznes kërkon planifikim dhe strategji të kujdesshme.

Besimi se si sipërmarrës do të punojnë më pak ore se sa kur ishin të punësuar , kur në të vërtetë shpesh punojnë më shumë për shkak të përgjegjësive të reja.

Ideja se rregullat dhe taksat mund të shmangen, duke thënë “po ja, të tjerët si i bëjnë” , një shprehje që e dëgjojmë shpesh por penalitetet janë të rënda, veçanërisht për sipërmarrësit e rinj me burime të kufizuara.

Mungesa e kontratave, duke menduar se mjafton një shtrëngim duarsh ose thjesht mirëbesimi, por në biznes nuk mjafton kaq, siguria ligjore është themeli i çdo marrëdhënieje të qëndrueshme.

  1. Në një kohë kur shumë të rinj zgjedhin emigrimin, ju keni ndërtuar një karrierë këtu, çfarë ju bëri të riktheheni dhe të investoni në Shqipëri?

Për mua, rikthimi nuk ishte vetëm një vendim profesional, por edhe personal. Më pëlqen të jem pranë familjes, dhe çdo herë që largohesha gjatë studimeve, ndihesha keq,  jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar larg familjes.

Si thonë shpesh në Shqipëri, “guri i rëndë në vendin e vet”  dhe kjo më bën të ndjehem se këtu kam mundësinë të jap diçka. Unë nuk shikoj vetëm mangësitë e vendit, por edhe fatin që kemi për të krijuar një Shqipëri më të bukur. Ka ndryshime të mëdha, shumë mundësi dhe njerëz që e duan vendin dhe përpiqen.

Unë besoj tek njerëzit që punojnë për vendin e tyre: a është e vështirë? Patjetër. A është e mundur? Po, padyshim. Dhe ndjehem mirë që mund të kontribuoj në këtë rrugëtim.

  1. Cilat janë tre vlera që ju udhëheqin në punën tuaj të përditshme si juriste dhe si sipërmarrëse?

Tre vlera që më udhëheqin çdo ditë janë korrektësia, integriteti dhe empatia. Korrektësia më ndihmon të jem e saktë dhe e besueshme, integriteti më kujton të marr vendime të drejta, dhe empatia më lejon të kuptoj klientët dhe të jem pranë tyre. Këto vlera nuk janë thjesht parime profesionale, por pjesë e mënyrës si punoj dhe si jetoj çdo ditë.

  1. Si e përjetoni faktin që çdo ditë ndihmoni biznese dhe persona të tjerë të jenë më të sigurt ligjërisht në vendimet e tyre?

Une e kam praktike te punes sime qe here pas here u kërkoj klientëve të më japin mendimin e tyre për punën tonë, dhe kur dëgjoj se janë të kënaqur, ndihem pafundësisht mirë. Më bën gjithashtu krenare të mendoj se vajza e vogël 18-vjeçare, që dikur mori një valixhe me rroba dhe disa kursime te familjes për të studiuar, sot është kthyer në një pikë referimi për ata që guxojnë të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të ndërmarrin sfida të reja.

  1. Cilat janë këshillat që do t’u jepnit vajzave të reja që duan të ndërtojnë karrierë në fushën ligjore ose të hapin një biznes të vetin?

Këshilla ime është e thjeshtë: studio, starto, studio sërish.

Njohuria është themeli i çdo suksesi, por pa guxim për të nisur, ajo mbetet vetëm teori. Mos prit momentin perfekt, fillo me çfarë ke dhe puno çdo ditë për ta bërë më mirë. Çdo hap, edhe më i vogli, të çon më afër ëndrrës tënde.

 10+1. Cili është vizioni juaj për të ardhmen e Legal & Tax Advisor si e shihni zhvillimin e firmës tuaj në pesë vitet e ardhshme? 

Vizioni im për Legal & Tax Advisor në pesë vitet e ardhshme është të krijojmë një hapësirë ku çdo sipërmarrës mund të gjejë të gjithë mbështetjen që i nevojitet për të rritur biznesin e tij. Një vend ku ai mund të marrë mentorim, këshilla ligjore nga avokati i biznesit, udhëzime financiare, mbështetje në marketing, ekspertizë për burimet njerëzore dhe mundësi bashkëpunimi me investitorë.

Dua që LTA  të bëhet një pikë referimi për sipërmarrësit, ku ata ndihen të sigurt, të mbështetur dhe të motivuar për të ndjekur idetë e tyre dhe për të realizuar projekte të suksesshme.

About the Author

root

Administrator

Visit Website View All Posts

Continue Reading

Previous: Ervin — Redefining Finance Through AI Innovation at Entrepreneur Club Berlin 2025
Next: Rekord pushimesh nga puna në SHBA në tetor, ndikon AI

Related Stories

hako
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club 18 Dhjetor Antonela Hako

root Posted on 3 days ago
Gray White and Blue Modern Services Instagram Post (Website)
3 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Koço Kokëdhima Entrepreneur Club 18 Dhjetor

root Posted on 3 days ago
Add a heading
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club Berlin: Takimi i Dytë Bashkon Sipërmarrës Ndërkombëtarë në Zemër të Berlinit

root Posted on 6 days ago
revista

Ndoshta nuk keni pare...

hako
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club 18 Dhjetor Antonela Hako

root Posted on 3 days ago
Gray White and Blue Modern Services Instagram Post (Website)
3 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Koço Kokëdhima Entrepreneur Club 18 Dhjetor

root Posted on 3 days ago
Add a heading
2 min read
  • Diaspora Shqiptare
  • Entrepreneur Club

Entrepreneur Club Berlin: Takimi i Dytë Bashkon Sipërmarrës Ndërkombëtarë në Zemër të Berlinit

root Posted on 6 days ago
U njohëm si një markë vendore nga shumë kompani evropiane që e ndjekin nga afër zhvillimin tonë. Jemi dëshmi se një kompani nga Ballkani mund të rritet me sukses dhe të konkurrojë në mënyrë të bar (2)
4 min read
  • 40 Under 40
  • Entrepreneur Club

BE-DA Logistics shpalos vizionin në Munich 2025

root Posted on 1 week ago
Copyright © | MoreNews by AF themes.