Platforma rajonale e sipërmarrjes · Shqipëri · Kosovë · Maqedoni e Veriut · Diaspora

Florent Lamaj, Diaspora Shqiptare në Kinë

Copy of Black Purple Professional Personal Business Profile Instagram Post

✈️Albanian Global: Venture Story
👉 Florent Lamaj, Diaspora Shqiptare në Kinë

💡Florent Lamaj është një sipërmarrës në botën e biznesit, me origjinë nga Vlora dhe me vendbanim në Guangdong, Kinë.
Florenti e filloi karrierën e tij akademike në Kinë, ku shkoi për të studiuar inxhinierinë e naftës. Megjithatë, ai i përfundoi studimet e tij në fushën e ekonomisë, duke e drejtuar interesin e tij drejt tregtisë ndërkombëtare.
Ai është thellësisht i angazhuar në tregtinë ndërkombëtare, veçanërisht përmes punës së tij në Delight Global Logistics. Ai ndihmon klientë nga e gjithë bota për të blerë në Kinë, duke krijuar bashkëpunime afatgjata me një numër të madh fabrikash në këtë shtet.
Delight Global Logistics i ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë përzgjedhjen e fabrikave, inspektimin dhe testimin e produkteve, transportin detar dhe ajror, përgatitjen e dokumentacionit për doganat, si dhe transferet bankare. Ai gjithashtu ofron asistencë në çdo hap të procesit.
Ai, së bashku me partnerin e tij të biznesit, drejton një ekip profesional prej 18 personash, kinezë dhe shqiptarë, për t’u siguruar që klientët e tij të marrin shërbim të shkëlqyer dhe të suksesshëm në tregtinë ndërkombëtare.

🌎Kliko në link-un në vijim për të nominuar një sipërmarrës të diasporës shqiptare: