RRETH NESH

BLOCONOMY STAFF

Co -founder: Blerina Hoxha

Blerina Hoxha, lektore ekonomie dhe mentore në disainkubatorë në Tiranë. Që prej 2013 kam qenë pjesë e ekosistemit të startup-eve në Shqipëri si organizatore e disa konkurseve të ideve të biznesit kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagoge e lëndës së sipërmarrjes si dhe mentore e shumë startup-eve në Shqipëri. Ideja e Bloconomy ka nisur si “një revoltë e brendshme” e të gjitha dyerve që më janë mbyllur në media kohë kur kam propozuar disa emisione ekonomie që në fokus të kishin mbështetjen, promovimin dhe analizën e disa prej bizneseve në Shqipëri. Në rrugëtimin tim profesional nevoja për të identifikuar, promovuar dhe mbështetur sipërmarrësit e rinj ka ardhur kur në mënyrë të vazhdueshme në leksion, aktivitete pyesja se cili është sipërmarrësi që ju frymëzon më shumë dhe përgjigjet ishin: Steve Jobs, Je‑ Bezos, Elon Musk, Bill Gates, Warren Bu‑et, etj. Të gjithë emra në tregun ndërkombëtarë. Asnjë sipërmarrës i suksesshëm nga Shqipëria, Kosova apo edhe Maqedonia e Veriut. Pse? Modele ka shumë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut por mungonte “zëri” për ti dëgjuar.

Co-founder: Eldrion Zaçe

Eldrion Zace, themelues i Wood World Albania dhe Metal World Albania si dhe co-founder i Bloconomy. Që në fëmijëri, jam mësuar të kem modele në fushën e sipërmarrjes por për fat “të keq” këto modele gjithmonë i kam gjetur jashtë Shqipërisë. Që prej themelimi të biznesit tim të parë “Wood World Albania” vija re shumë vështirësi që një sipërmarrësi i ri duhet të përballet. Mes miqsh ndanim historitë tona në tavolina të vogla diskutimi për rrugëtimin, sfidat si dhe mbështesnim njëri-tjetrin në çdo iniciativë duke ndarë eksperiencat dhe network-un tonë. Por, sipërmarrësve të rinj ju mungonte një zë dhe një “portal” që ti jepni mundësin të njiheshin me të tjerë “të ngjashëm në llojin e vetë”, të dëgjoheshin pa pasur nevojë “të shtrydheshin financiarisht”, të kuptonin sesi funksionin industritë e tjera, të kishin një mundësi të bënin biznes me sipërmarrës të tjerë.

Kordinatore projektesh: Blerta Deda